Brajan Gruda

I tha 'jo' Sylvinhos dhe zgjodhi Gjermaninë, talenti shqiptar pranë firmës në Premier League! Lëvizja kushtoi 30 mln euro

13 Gusht, 12:42| Përditesimi: 13 Gusht, 12:44

  • Share

Brajan Gruda është një nga talentet që ka shkëlqyer në Bundesligë sezonin e fundit, me sulmuesin 20-vjeçar që zgjodhi të luante për Gjermaninë përpara Shqipërisë, duke refuzuar ftesën e bërë nga Sylvinho përpara Europianit.

Tanimë 20-vjeçari është pranë firmës me Brighton, skuadra e Premier League që është gati të derdhë 30 milionë euro në arkat e Mainz për të bërë të vetin talentin shqiptar.

Duket se çdo gjë është e kryer dhe pritet vetëm kontrolli mjekësor, firma dhe prezantimi. Te Brighton ai do jetë nën urdhërat e trajnerit Fabian Hurzeler, i cili u bashkua me klubin këtë verë nga St. Pauli.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?