I pamposhturi Mourinho: Kam filluar të ndihem i vjetër! Trishtohen holandezët, mediat: Kishte lot në Tiranë

26 Maj 2022, 12:22| Përditesimi: 26 Maj 2022, 14:23

  • Share

Tirana i solli fat. Roma është fituese e trofeut të parë të Conference League, që u arrit falë golit të Zaniolos, i cili vulosi 1-0 finalen kundër Feyenoord. Fantazisti verdhekuq u tregua vendimtar në minutën e 32, duke dërguar topin në rrjetë në rastin e parë. Në vijim dhe sidomos në pjesën e dytë holandezët patën disa raste të shkëlqyera për të barazuar, por fati nuk e deshi. Pas 90 minutave në ‘Air Albania’ festa ishte e gjitha italiane.

Nuk mungoi as shqiptari i Romës Marash Kumbulla, i cili ndonëse nuk u aktivizua festoi me flamurin kuqezi.

Festë e papërmbajtur edhe në konferencën për shtyp të Jose Mourinho-s, i cili u bë trajneri i parë që fiton 5 nga 5 finalet europiane të luajtura. Kjo solli lot pas ndeshjes, ndërsa futbollistët e Romës ndërprenë konferencën për shtyp për të festuar me portugezin.

"Me këtë finale shkruam historinë dhe unë do vijoj të qëndroj te Roma. Për këtë nuk ka dryshim. Së bashku me Ferguson dhe Trapattonin jam i vetmi që kam fituar në tre dekada të ndryshme. Kjo gjë më bën të ndihem pak i vjetër, por është gjithashtu kënaqësi për karrierën time,"-thotë Jose Mourinho

Ndërkohë trajneri i Feyenoord Arne Slot tha se ishte e vështirë të luaje kundër një skuadre italiane që drejtohet nga Mourinho, duke iu referuar lojës mbrojtëse, ndërsa e cilësoi ekipin e tij të pafat.

Në Holandë gazeta ‘De Teleegraf’ është hapur me titullin ‘lot në Tiranë’, ndërsa mediat italiane ‘corriera dello sport’ thotë se ‘Roma është në parajsë’.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?