Brian Donaciano Olguin Berdugo

Bota

I kërkuar nga 200 vende të botës, arrestohet në Kolumbi ‘koka’ e drogës, e ‘tradhtoi’ e dashura

16 Prill 2022, 18:47| Përditesimi: 16 Prill 2022, 18:50

  • Share

Një prej figurave kryesore të Kartelit të Sinaloas, i shpallur në kërkim nga 200 vende të ndryshme të botës, u “tradhtua” nga një fotografi në rrjetet sociale dhe u kap të premten në Kolumbi nga policia. Ka qenë e dashura e tij ajo që ka publikuar një fotografi në Facebook me të dashurin e saj, Pitt.

Brian Donaciano Olguin Berdugo, i njohur si Pitt, u arrestua në një apartament në qytetin kolumbian Kali (Cali). Meksikani raportohet të ketë shkuar në Kolumbi për të mbyllur një marrëveshje për blerjen e kokainës nga Forcat e Armatosura Revolucionare të Ushtrisë Popullore.

Sic raportojnë mediat, ai as nuk u mundua të fshihej, pasi disa orë përpara se të arrestohejë kishte dal për shëtitje me të dashurën e tij modele, emri i së cilës nuk është bërë publik.

Ai po mbahet në burg deri në plotësimin e dokumentacionit për ekstradimin në Shtetet e Bashkuara.

Karteli i Sinaloas, dikur i drejtuar nga trafikanti famëkeq Joaquin El Chapo Guzman, konsiderohet edhe sot si një ndër organizatat më të mëdha kriminale në botë, bashkë me kartelin tjetër meksikan Jalisco Nueva Generacion.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?