Kryeministri Rama në konferencën e përbashkët me Von der Leyen nga kryeministria vlerësoi ecurinë e Shqipërisë për në BE, duke theksuar se vendi ynë ka qenë ka qenë e linjëzuar me politikën e jashtme të BE-së.
'Një sfidë që nuk shkon duke u bërë më e lehtë, por më e vështirë. Tanimë bëhet fjalë për një sërë detyrash dhe nuk po them sa janë, që të mos tronditet. Janë detyra që duhet të përkthehen në ligje, akte nënligjore dhe në prova të zbatimit të tyre. Nga ana tjetër është një vizitë e veçantë, pas kësaj konference do përshëndesim studentët dhe pedagogët e Kolegjit të Evropës në Tiranë. Nga ana tjetër jam këtu bashkë me ju edhe për të konfirmuar të gjitha ato që Shqipëria i ka demonstruar në këtë rrugë të përbashkët në aspektin e të qëndruarit krah për krah me BE.
E linjëzuar me politikën e jashtme të BE. E përfshirë pa kursim në të gjitha proceset dhe ato që janë vlera dhe sfida. E gjithë kjo qasje e Shqipërisë do forcohet në vijim, duke dëshmuar jo vetëm aftësi por edhe qëndrueshmëri në aspektin e afirmimit të parimeve, vlerave që bashkojnë këtë komunitet vendesh dhe popujsh të Europës. Pas çeljes së negociatave dhe në momentin kur fillin turi juaj në BP, ka shumë më tepër interes se çdo thoni ju.'
Lajmi kryesor:
Von der Leyen në Tiranë: Zgjerimi përparësi! Nëse vijojmë siç duhet në 2025 hapim të gjithë grup kapitujt! Shqipëria merr 920 mln euro! Rama: Të vendosur t'ia dalim
G.K//ReportTv.al