I fituar 40 vite më parë, Elbasani rikujton titullin e parë në histori! Ish-futbollistët: Emocionues takimi mes brezave

11 Qershor, 16:14| Përditesimi: 11 Qershor, 17:01

  • Share

Në ambientet e stadiumit ‘Elbasan Arena’ është përkujtuar sot titulli i parë i fituar nga klubi i futbollit 40 vite më parë, teksa pjesmarrës ishin ikona ndër vite të verdhebluve. Një organizim nga drejtuesit aktual të klubit, të cilët sezonin që lamë pas siguruan ngjitjen e Elbasanit në Superligë.

“Tani jam shumë i emocionuar sepse këtu ka një përzirje brezash, ndër vite, që kanë luajtur futboll dhe që i kanë dhënë qytetin tonë, ekipit, klubit një emër. Është një emocion kur sheh burra 80-85 vjeç dhe të rinj deri te më i vogli Kasa 21 vjeç,”-u shpreh Luan Deliu, ish-futbollist i Elbasanit.

“Emocionet janë pafund, pafund sepse këtu ka takim brezash. Nga më të moshuarit e deri tek më të rinjtë që janë sot,”-tha Dhimitër Gjika, ish-futbollist i Elbasanit.

“Kur ishim ne të rinj, fëmijë, e kishim ëndërr të vishnin fanellat e disa prej ish-lojtarëve që janë këtu me ne sot. Kjo është kënaqësia më e madhe,”-deklaroi Julian Ahmataj, ish-futbollist i Elbasanit.

Presidenti i AF Elbasanit, klubit të krijuar vetëm 3 vite më parë, premtoi se sezoni i ardhshëm do ketë objektiva madhorë për verdheblutë.

“Shpresoj që t’ju gëzojmë të gjithë në vitet e ardhshme, duke filluar që nga ky sezon, duke iu dhënë kënaqësinë me qenë kampion. Iu uroj të gjithëve jetë të gjatë dhe ta shijoni ekipin e futbollit AF Elbasani deri në fund,”-u shpreh Kujtim Llupa, president i AF Elbasanit.

KF Elbasani, klubi 109-vjeçar i shkrirë 2 vite më parë, kishte arritur dy herë të fitonte titullin kampion në Shqipëri, më 1984 dhe në 2006.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?