Shqiptari Dorian Puka

I dënuar 2 herë nga Britania, Dorian Puka replikon me gazetarin e ‘The Telegraph’: Jam nivel tjetër, s'më intereson çfarë shkruan për mua

14 Tetor, 18:35| Përditesimi: 14 Tetor, 20:57

  • Share

Shqiptari Dorian Puka i dënuar dy herë për grabitje shtëpish, i dëbuar dy herë nga shteti ishull, e i rikthyer ilegalisht plot dy herë në thyerje të urdhrit të dëbimit në Britani duket se nuk ndalet.

Pas një fotomontazhi me politikanin Nigel Farage sikur po ata drekonin bashkë, i riu nga Lezha ka replikuar përmes një statusi në Instagram me editorin e çështjeve të brendshme në ‘The Telegraph’ gazetarin Charles Hymas autorin e shkrimit me titull “Grabitësi shqiptar i dëbuar dy herë nga Anglia udhëton në Londër me Ferrari”.

Përmes njhë postimi në rrjetet sociale ai shkruan se nuk i intereson se çfarë shkruhet për të.

“Charles Hymas. A mendon se mua më bëhet vonë se çfarë ti shkruan për mua? Shkruaj prap. Mua nuk më bëhet vonë. Thuaj Nigel Farage të ndalojë së kërkuari të më intervistojë mua. Ju nuk jeni ende në nivelin tim. Mbase kur ti (Charles) do të shkosh në Ëestmisnter ( Parlamentin Britanik) do ta mendojë të t’ju jap një shans. Faleminderit”, shkruan ai.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • lexuesi: 14/10/2024 22:57

    Jepi vlere nje te pavleri... sa keq jeni katandisur. Kuptohet dikush kur flet gjuhën e huaj se si e flet gjuhën e nenes!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?