I dënuar për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, pranga 27-vjeçarit në Fier! 6 të tjerë në hetim

1 Shkurt, 12:38| Përditesimi: 1 Shkurt, 13:14

  • Share

FIER- Një 27-vjeçar është arrestuar në Fier. Ledion Brahimi ra në pranga pasi rezulton i dënuar me 1 muaj e 10 ditë për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, ndërsa 6 të tjerë u referuan për hetim në gjendje të lirë vepra të ndryshme penale, si drejtim traktori pa targa, keqtrajtim të familjarëve dhe konflikte për motive të dobëta.

Ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Ë. M., 64 vjeç, banues në Divjakë, pasi teksa drejtonte një automjet (traktor) pa targa, dyshohet se për shkak të problemeve shëndetësore (luhatje tensioni), ka rënë nga automjeti, pasagjerja, bashkëshortja e 64-vjeçarit, shtetasja A. M., 65 vjeçe, e cila është në kujdesin e mjekëve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-F. M., 42 vjeç dhe A. P., 32 vjeç, të dy banues në Fier, pasi dyshohet se keqtrajtonin vajzën e tyre 13-vjeçare, e cila aktualisht është akomoduar në Shërbimin e Strehimit Emergjent dhe të Sigurtë "Shtëpia e ngjyrave";

-A. M., 50 vjeç dhe A. M., 25 vjeç, të dy banues në Cakran, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta, një 59-vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Ç., 69 vjeç, banues në Kolonjë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur vëllanë e bashkëshortes së tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?