Me masë sigurie ‘arrest shtëpie’, por shiste drogë me doza në Kombinat e Vaqarr, arrestohet 32-vjeçari

28 Maj 2022, 08:51| Përditesimi: 28 Maj 2022, 15:17

  • Share

Një i ri është arrestuar nga policia e Tiranës për shpërndarje të lëndëve narkotike. Ndonëse ishte në ‘arrest shtëpie’, kjo nuk e ka penguar 32-vjeçari A.K nga Tirana që të shpërndarjë doza me lëndë narkotike canabis sativa.

32-vjeçari është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur "Kodër Shkretë", me doza me lëndë narkotike cannabis sativa.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se pasi siguronte sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike cannabis sativa, 32-vjeçari e shiste më pas atë, në doza të vogla, kryesisht në zonën e Vaqarrit dhe të Kombinatit.   

Gjithashtu, nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit të banesës të shtetasit A. K., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike të llojit cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit".

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?