Kombëtarja U19

Humbja e dytë në dy ditë, Kombëtarja U-19 e pëson nga Turqia

8 Shtator, 21:20| Përditesimi: 8 Shtator, 21:21

  • Share

Shqipëria U-19 zhvilloi pasditen e sotme ndeshjen e dytë miqësore ndaj bashkëmoshatarëve të Turqisë. Në takimin e luajtur në Izmit të Turqi, kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Julian Ahmataj u mposhtën me rezultatin minimal 1-0.

Tekniku shqiptar hodhi në fushë këtë 11-she titullare: Amarildo Dervishaj (GK), Antonis Dhama, Fabjan Perndreca, Denis Prendi, Adi Kurti (C), Mattia Huqi, Ersi Bode, Frederik Tosku, Flavio Sulejmani, Ergis Arifi, Briajan Gjyla.

Kuqezinjtë dominuan pjesën e parë dhe krijuan disa raste të mira me Sulejmanin, Gjylën dhe Arifin por pa sukses. Pjesa e parë u mbyll në barazim 0-0.

Në fraksionin e dytë trajneri Ahmataj kreu disa zëvendësime në fushë, duke u dhënë mundësinë thuajse të gjithë lojtarëve të tregojnë cilësitë e tyre.

Turqia shënoi golin e vetëm të takimit dhe të fitores në minutën e 85-të. Kuqezinjtë u munduan të reagonin për të barazuar rezultatin por pa sukses. Në fund sfida u mbyll me fitoren e Turqisë U-19 me rezultatin minimal 1-0. Edhe dy ditë më parë, po kundër Turqisë, ekipi ynë U-19 u mposht sërish me rezultatin 1-0.

Ndeshjet miqësoret ndaj Turqisë U-19 ishin një mundësi e mirë për stafin teknik të Kombëtares U-19 për të kolauduar skuadrën në kuadër të impenjimeve në kualifikueset e Europianit “Rumani 2025” për këtë grupmoshë që do të luhen në vendin tonë në muajin nëntor.

Shqipëria është pjesë e Grupit 11, së bashku me Izraelin, Danimarkën dhe Irlandën e Veriut dhe ka si objektiv kalimin në fazën “Elite Round”.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?