Pamje nga vendi i ngjarjes

Aksident në punë, humb jetën 34 vjeçari në Milot, Policia arreston inxhinierin e firmës që po rikonstruktonte pallatin

25 Maj 2022, 19:17| Përditesimi: 25 Maj 2022, 20:17

  • Share

Një 34-vjeçar nga Elbasani humbi jetën, pasi gjatë punës ra nga tarraca e një pallati që po ri-konstruktohej, si pjesë e programit të rindërtimit nga tërmeti. Ngjarja ndodhi në qendër të qytetit të Milotit dhe viktimë mbeti Marku Debrova.

Pavarësisht ndihmës së parë, 34-vjeçari nuk mundi t’ju mbijetojë plagëve të marra në kokë dhe gjeti vdekjen në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin nisen menjëherë hetimet dhe pas veprimeve paraprake hetimore, policia arrestoi inxhinierin e firmës që po kryente punimet, pasi mungonin rregullat e sigurisë në pune.

Në pranga u vu 55-vjeçari Mondi Turhani banues në Tiranë, ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme për veprën penale " Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Sipas të dhënave ne lidhje me rastin ka nisur verifikimet edhe Inspektorati Shtetëror i Punës.

Bashkia e Kurbinit ishte një ndër zonat më të prekura nga tërmeti i 26-nëntorit të vitit 2019-të dhe janë në proces rindërtimi apo rikonstruksioni një sërë objektesh.

 

E.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?