Foto ilustruese

Hotelet në Tiranë rritën çmimet prej finales së Conference League, reagon Autoriteti i Konkurrencës: Do të ketë gjoba për abuzuesit

10 Maj 2022, 12:24| Përditesimi: 10 Maj 2022, 16:13

  • Share

Pas denoncimit në media, Autoriteti i Konkurrencës vë në hetim tregun e hotelerisë në Tiranë, që rriti në mënyrë abuzive çmimet për dhoma në datat 23-25 maj kur në Tiranë mbahet finalja e futbollit të Ligës së Konferencës.

Konkurrenca u kërkohet kompanive të ofrojnë shërbime me çmime të arsyeshme, të orientuara drejt kostos si dhe të mos anulojnë rezervimet e hershme me qëllim rishitjen në minutën e fundit me çmime disa herë më të larta.

Autoriteti i Konkurrencës paralajmëron kompanitë se do të gjobiten me 10% të xhiros së tyre vjetore të 2021, nëse në përfundim të hetimit rezulton se rritja e menjëhershme e çmimit të fjetjes në hotele, që shkoi nga 500- deri në 3 mijë euro 1 dhomë, bie në kundërshtim me ligjin e konkurrencën.

“Nisur nga disa informacione shqetësuese në media në lidhje me rritjen e menjëhershme të çmimeve nga ana e ndërmarrjeve që ofrojnë shërbimin e hotelerisë  apo akomodime të tjera të ngjashme në qytetin e Tiranës, në kuadër të ndeshjes finale të Ligës së Konferencës midis skuadrave Roma-Feyenoord, e cila do të  zhvillohet në Tiranë në datën 25 maj 2022, Autoriteti i Konkurrencës vendosi  monitorimin e këtij tregu.

Nga monitorimi i platformave online që ofrojnë rezervime ambientesh fjetje si dhe  nga monitorime në terren u identifikuan çmime tepër të larta për datat 23-25 maj  2022, krahasuar me periudha të tjera të vitit.

Autoriteti i Konkurrencës iu kërkon ndërmarrjeve që ofrojnë shërbimin e fjetjes në  hotele dhe akomodime të ngjashme në qytetin e Tiranës:  - të ofrojnë shërbime me çmime të arsyeshme, të orientuara drejt kostos;  - të mos anulojnë rezervimet e hershme me qëllim rishitjen në minutën e fundit  me çmime disa herë më të larta.

Autoriteti i Konkurrencës iu bën me dije ndërmarrjeve që ofrojnë shërbimin e fjetjes  në hotele dhe akomodime të ngjashme në qytetin e Tiranës që, nëse në përfundim  të hetimit rezulton se rritja në mënyrë të menjëhershme dhe të pajustifikuar e çmimit  të shërbimit të fjetjes në hotele dhe akomodime të ngjashme do të gjendet në  kundërshtim me dispozitat e ligjit nr.9121/2003 “Për mbrojtjen e Konkurrencës”,  shkelësit e ligjit do të ndëshkohen me gjoba deri ne 10% të xhiros së vitit financiar paraardhës”, thuhet në reagimin e Autoritetit të konkurrencës. 

Finalja e Ligës së Konferencës mes Romës dhe Feyenoord, e cila zbarkon në Tiranë në “Air Albania” në datën 25 maj, pritet me interes të madh nga bota e futbollit, por si duket do të zbraz edhe xhepat e spordashësve. Nga një vezhgim i Report Tv në Booking, nata e ndeshjes në hotelet e Tiranës kushton nga 500 deri në rreth 3 mijë euro.

Për herë të parë kryeqyteti organizon një ndeshje të përmasave të tilla europiane, por me sa duket, kleçkat e para kanë nisur dy javë para eventit të madh futbollistik. Të parët janë abuzuesit që përpiqen të fitojnë shuma të majme në kurriz të këtyre zhvillimeve. Nëse keni vendosur të vini në Tiranë në datën 25 maj dhe pas ndeshjes natën ta kaloni në një prej hoteleve të kryeqytetit, duhet të kontrolloni disa herë llogarinë bankare, pasi çmimet e kripura nuk i ngjajnë Tiranës së zakonshme, por hoteleve luksoze në Dubai.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Aliu: 11/05/2022 08:56

    Le ta provojne tani hotelet te rrisin cmimet, pas reagimit te Autoritetit. Do dridhet i madh e i vogel. Kur reagon Autoriteti, nuk ka burre nene te bej ndryshe. A pika qe nuk ju bie o Autoritet. Me mire mos u ndje fare, sesa ben sikur reagon.

    Përgjigju
  • dreni: 10/05/2022 13:49

    Me ne fund u zgjuan....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?