Homazhe për Qazim Sejdinin, Veliaj: Na i bënte më të lehta sfidat, do ta kujtoj për zemrën e bardhë

13 Qershor, 10:57| Përditesimi: 13 Qershor, 17:28

  • Share

Në qytetin e Elbasanit, ditën e sotme, u zhvilluan homazhe në nder të ish-kryebashiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini.

Qazim Sejdini u nda nga jeta dje (12 qershor) në moshën 73-vjeçare pas një beteje me një sëmundje të rëndë.

Pjesë e homazheve, të cilat u zhvilluan në teatrin Skampa të Elbasanit, ishte kryetari i Bashkisë Elbasan Gledis Llatja, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, miq, të afërm dhe familjar të ish-kryebashkiakut.

Kryebashkiaku Erion Veliaj, në një prononcim për media, ndërsa u shprehi ngushëllime familjes vlerësoi figurën e Sejdinit për humorin që ai kishte.

“Ngushëllime familjes dhe qytetarëve të Elbasanit. Qazimi ka qenë aty që kur shumë prej nesh ishin fillestar në politikë. Kujtoj gjithmonë me shumë dashuri humorin dhe se si na e bënte me të lehtë ato sfida që na dukeshin të mëdha sa bota. Do ta kujtoj për zemrën e bardhë, batutën e fortë dhe për dashurinë e madhe për ata që punoj”, tha Veliaj.

Edhe kryetari i bashkisë Elbasan, Gledis Llatja, u shprehu ngushëllime familjarëve për ndarjen nga jeta të Sejdinit, ndërsa vlerësoi punë e bërë prej tij kur ishte drejtues i Bashkinsë së Elbasanit.

“Qazim Sejdini do të mbetet gjatë në Elbasan. Punë e tij e ka sot konkrete në të gjitha rrugët e Elbasanit, në sheshin kryesor të qytetit, në kopshte, në shkolla, në çerdhe. Është një politikan që ka bërë luftra jo vetëm në Elbasan, por edhe në politikën e madhe. Është i paharruar. Dua ti shpreh ngushëllime familjarëve dhe atyre që e kishin mik”, tha ai.  

 

S.B//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tani: 13/06/2024 16:06

    Hajdutet ngushellijne hajdutet. Hajt se po ju vjen rradha ne Spak te gjitheve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?