Tifozët e Feyenoord në Tiranë

Holandezët në ‘Selman Stërmasi’, tifozët e Feyenoord bashkohen me ‘Fanatics-at’ për titullin e Tiranës

27 Maj 2022, 15:49| Përditesimi: 27 Maj 2022, 15:52

  • Share

Tifozët e Feyenoord përpos disa incidenteve që krijuan në Tiranë u dalluan edhe për tifozërinë e zjarrtë që krijuan si në rrugë ashtu edhe në stadium. Mirëpo disa prej tyre vendi ynë u ka pëlqyer shumë ndaj edhe nuk janë larguar menjëherë pas ndeshjes finale me Romën për Conference League.

Një grup prej tyre kanë qenë të enjten në stadiumin ‘Selman Stërmasi’ duke parë ndeshjen e Tiranës me Kukësin ku bardheblutë morën trofeun e titullit kampion. Holandezët kanë kënduar pa pushuar në këtë ndeshje edhe pse në mbështetje të ekipit të Feyenoord.

Në fund të dy tifozëritë, si ajo e Tiranës ashtu edhe ajo e Feyenoord, janë bashkuar për të shkrepur disa foto.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tik: 27/05/2022 16:06

    I vodhet edhe portofolin njerit prej hollandezve,, Turp

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?