Historia e xhamisë 500-vjeçare 'Fatih' në Durrës, ndërtuar mbi rrënojat e bazilikës, Imami: Në shërbim të besimtarëve dhe turistëve

6 Prill 2022, 08:45| Përditesimi: 6 Prill 2022, 08:56

  • Share

E ndërtuar në vitet 1502-1503 mbi rrënojat e një bazilike, xhamia "Fatih" është ndër më të vjetrat në vend. Pranë Amfiteatrit dhe Torrës Veneciane ajo është pjesë e ansamblit muzeal dhe mban emrin e Sulltan Mehmet Fatihut II.

Nga rrënojat e bazilikës mbi të cilën është ndërtuar janë ruajtur pak mure me tulla, pjesërisht arkada veriore dhe muri perëndimor i rindërtuar me teknikën e Kluasonazhit që i takon Shek. XIII- XIV. E ndërtuar me stil të veçantë, pjesa e sipërme përbëhet nga çati me tjegulla dhe jo kupolë siç jemi mësuar të shohim në xhamitë e tjera.

"Fakti që është e vjetër i jep vlerë dhe rëndësi, duke qenë 500 vjeçare. Bie në sy kaligrafia e bukur ku janë ajetet kuranore dhe kjo i jep pamjen e bukur xhamisë. Gjatë gjithë viti kemi shumë turistë", shprehet imami i xhamisë Sulejman Spahiu.

Në vitin 1967, xhamisë iu shemb minarja nga sistemi komunist dhe u kthye në magazinë të përkohshme deri në vitin 1973, vit në të cilin mori statusin Monument i Trashëgimisë Kulturore. Sot shfrytëzohet nga Komuniteti Mysliman dhe është në funksion të besimtarëve të cilët falen 5 herë në ditë gjatë muajit të Ramazanit.

"Gjatë muajit të shenjë ka një ritual më tepër namazi i darkës që njihet kur xhamia në darkë mbushet me shumë besimtarë", tha imami Sulejman Spahiu.

Vendndodhja e xhamisë Fatih pranë brigjeve të detit Adriatik dhe Murit Bizantin, Amfiteatrit më të madh në Ballkan dhe Muzeut Etnografik, i jep vlerë të veçantë në një kompleksi monumentesh mjaft tërheqëse për turistët e huaj.

 

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 07/04/2022 00:12

    Si krishterimi,si myslimanizmi jane besime qe kane kerkuar e synojne besimtare te rinj ne kurriz te njeri-tjetrit dhe besimeve te tjera,diku me force,diku me miklime,diku me krahemarrje,diku me shantazh.Kisha te ndertuara mbi tempuj pagane e mbi xhami;xhami te ndertuara mbi tempuj pagane e mbi kisha e mbi tempuj te besimeve te tjera.Qe te dy kane shkruar faqe te erreta ne historine e tyre si te persekutuar dhe persekutues;qe te dy kane pasur periudha ekstremizmi dhe fundamentalizmi.Qe te dy i kane dhene e marre njerezimit me te mirat e me te keqiat e filozofive e teologjive te tyre.

    Përgjigju
  • Kristian: 06/04/2022 14:03

    Adrian & Tomi une s'kam helm dhe urrejtje per asnje se ne fund fundit ne Shqiptaret krushqit i bejme me cdo fe, problemi qendron te imponimi i fese qe ju eshte bere Shqiptarve, xhaminë mbi rrenoja te bazilikes se thash une, dhe sa per djeni skane qene rrënoja ka qene bazilike e kthyer ne xhami, kaq dritëshkurtër jeni!? Mbaheni besimin si te doni nuk gjykoj asnje, por te pakten shikoni realitetin ne sy dhe mos flisni kodra mbrapa bregut.

    Përgjigju
    • Adrian: 06/04/2022 14:37

      Ti nuk gjykon, thjesht nxjerr mllefin. Kur kane qene turqit ktu, Krishterimi shfaroste afriken dhe ameriken duke i kthyer popullatat ne skllever dhe duke u marr pasurite, gje qe vazhdojne ta bejne akoma por ne emrin e globalizimit dhe emancipimit, te drejtave te njeriut(sipas atyre). Mos e trego historine sipas interesit. Nejse po e le me kaq se sdua te futem ne polemika te kota. Te uroj shendet

  • Kristian: 06/04/2022 09:56

    Kjo eshte kur te mbin Turku ne dere, te vret te pret te perdhunon te fut dhe besimin e tij me dhune... Do doja kishen ne ate vend, jo xhamine e sulltanit qe mbushte harremin me femrat shqiptare, keta turkoshaket qe mburen me xhamine te ven e te luten ne Turqi. Shqiptaret jane te krishtere qe nga lashtesia.

    Përgjigju
    • Lala: 06/04/2022 17:39

      Ashtu si basilika mund te jet ndertuar mbi nje tempull pagan .si perfundim thjesht shikoje xhamin si veper arti .kurse ti Tomi esht nder te jesh mysliman mund te jet e vertet POR nje fe qe thot se zakonet tona jan harram sikur nuk shkon...vellet shqiptare psh per juve jan harram se kapen per dore djali e vajza kur kercejn.te dy jeni gabim me shum e mir me pak.

    • Adrian: 06/04/2022 12:05

      Te krishtere qe nga lashtesia thote. Po sa vjet ka krishterimi? 2mij vjet. Pastaj clidhje ka feja me origjinen? Turk, arab, italjan, kinez? Apo ske ku te kapesh tek feja jote dhe ka ngel e vetmja menyre per te refuzuar fene e tjetrit.

    • Tomi: 06/04/2022 11:58

      Kristian, nuk mbulohet dielli me shoshe. Eshte nder dhe shumë privilegj me qenë musliman dhe pro-Turk. Ti kujton se me helmin e urretjes bë zemrën tënde mund të mbysish ata që e urren.

    • Beni: 06/04/2022 10:42

      Je shume i zgjuar dhe aspak racist,i lashte si vete lashtesia.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?