Hetimori në Shëndetësi, Vokshi: Laboratorët privat lëshojnë fatura pa TVSH, i faturohen shtetit! Ibrahimaj: Se di nëse është bërë një kontroll

8 Nëntor, 17:51| Përditesimi: 8 Nëntor, 20:05

  • Share

1731086237_delinaibrahimaj.JPG

Mbledhja Komisionit Hetimor të Koncesioneve në Shëndetësi, është zhvilluar me debate pasditen e sotme. Në komisionin ka dëshmuar Delina Ibrahimaj sa i takon vendimmarrjes në kohën që ka qenë drejtoreshë e tatimeve.

Kryetarja e Komisionit Albana Vokshi u shpreh se laboratorët privat lëshojnë fatura pa TVSH dhe koncensionari ia faturon shtetit. Ajo tha se kjo është një shkelje.

‘Koncensionari premtoi se do të ngriheshin 20 laboratorë, nuk janë ndërtuar 20 dhe më pas se gjysma dhe ja u nënkontrakton shërbimin laboratorëve të tjerë privat. Këto Laboratorët privat faturat i japin pa TVSH, ndërkohë që Vilma Nushi ja faturon shtetit me TVSH, a mund të ma shpjegoni këtë. Na i ka sjell faturat të gjitha. Kush e gjen se kush ka bërë shkelje.  Ju keni qenë drejtoresh tatimesh, keni qenë ministre. Vilma TVSH e fut në xhep a ju duket shkelje kjo”, tha ajo.

Ibrahimaj tha se nuk ka dijeni nëse është kryer një kontroll për këtë subjekt.

‘Duhet parë raporti i kontrollit i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve nëse ka bërë kontroll për këtë subjekt, se si është interpretuar. Unë nuk jam në dijeni të cdo detaji. Është kërkuar një interpretim ligjor dhe ne kemi dhënë një interpretim. Nuk e di nëse është bërë një kontroll në kohën që kam qenë drejtoresh tatimesh. Nuk e di nëse është bërë një kontroll nuk mun dtë kesh dieni për cdo kontroll të cdo subjekti. Janë 120 mijë subjekte dhe kapacitet e tatimeve janë që  bëjnë një numër të caktuar kontrollesh’, tha ajo.

E pyetur nga deputeti Edmond Spaho se pse likujdimi i shërbimit që ka kryer koncesionari është bërë me 20% TVSH, ajo tha se shërbimet shëndetësore janë pa TVSH kur i ofrohen pacientit, ndërsa kur ka një koncensionar në mes atëherë koncesionari është subjekt i TVSH.

‘Duke gjykuar nga informacionet që kam pasur kur kam qenë drejtore e përgj e tatimeve Shërbimet shëndetësore janë pa tvsh kur i ofrohen pacientiti në momnetin që ka një koncensionar në mes atëherë konvesionair është subjekt i tvsh. Në koncept TVSH balancohet, pra TVSH që paguhet dhe që blihet, cdo subjket bënë një balancë t TVSH, pra ato para në koncept si paguhen merren edhe mbrapsht sepse tvsh nuk është e subjektit.  Është një tvsh që nëse i është paguar subjektit dhe subjekti e ka derdhur sërisht në buxhetin e shtetit.  Ka një udhëzim të ministrisë së financave që shpjegon këtë', tha ajo. 


Lajmi kryesor:

Hetimori i Shëndetësisë, PD kërkon sërish shtyrjen e afatit të Komisionit: I pyetët dëshmitarët në mënyrë të njëanshme! PS kundër


S.B/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?