Hetim pasuror për Berishën/ Meçe në 'Repolitix': Mund t'i sekuestrohen pasuritë e fëmijëve dhe familjes! Kthupi: Dalin indicie për vepra të tjera penale

9 Korrik, 22:41| Përditesimi: 10 Korrik, 13:25

  • Share

Në pjesën e dytë të Repolitix mbrëmjen e sotme u diskutua deklarata e Dumanit me gazetarët se Berisha është në hetim pasuror.

Analisti Arben Meçe thekson për Denis Mingën se mekanizmi që po përdor SPAK është skemë amerikane, ndërkohë paralelisht ka dhe hetime të tjera për Berishën.  

'Mekanizmi për përdor SPAK është skemë amerikane. Më ka bërë përshtypje një debat nga njerëz anti SPAK që godisnin këtë skemë, që nga prova tek dnëimi. Skema është nga pasuritë tek provat dhe dënimi. Mekanizmi i hetimit pasuror është mekanizëm që përdoret. Nuk është vetëm çështja Partizani. Berisha ka çështje të tjera. Ai pavarësisht hetimi pasuror, është nje person praktkisht disa çështje në hetim.

Për herë të parë SPAK po përdor mekanizmin dhe hetimin pasuror. Nuk do merresh me 140 deputetë, por me persona me sensibiliotet dhe që janë lakuar, në mënyrë të posaçme me Berishën që ka implikim nga SHBA dhe Britania', tha Meçe.

Avokati Përparim Çaça thotë se Berisha po përdor një hapësirë që i jep kodi i procedurës penale për të bërë presion ndaj organit të drejtësisë lidhur me ecurinë e hetimeve ndaj tij.

'Po të shikoni mbrojten e Berishës ekziston në kod për të bërë presion ndaj organeve të drejtësië për stadin e hetimeve. Si mjet priocedurial kodi i procedurës ta jep. Je i detyruar të thuash çfarë hetimesh po bëhen ku janë. Bëhet kërkesë në gjykatë dhe vjen SPAK të thotë janë bërë 1 2 3 apo 4. Kjo bëhet nga gjyqtari që ka dhënë masën. Nuk ka ende një formulim akuze. Mbrojtja thotë më jepni stadin e hetimeve, çfarë është arritur. Kanë detyrimin ta bëjnë. Dhe të thonë ku po hetohen. Është e rëndësishme ky lloj hetimi', shprehet Çaça.

Avokat Rezart Kthupi thotë se Berisha është në hetim për Partizanin dhe si aneks është edhe në hetim pasuror.

'Berisha është në hetim për Partizanin dhe si aneks bëhet hetim pasuror. Ato për të provuar akuzat e korrupsionin pasive do bëjnë hetim për gjithë atë periudhë nëse pasuria është shtuar apo pakësuar për shkak të veprimit kriminal. Hetimi pasuror është më kompleksi i mundshëm. Në 17 vjet mund të kontrollojë çdo transaksion bankar brenda dhe jashtë vendit. Problemi që mund ta dal indicie për hetime të tjera, që provojnë se ka vepra penale të ndryshme që janë duke u hetuar', thekson Kthupi.

Ish kreu i PD-së në Kukës, Ibsen Elezi shprehet se ka një rrëmujë nga ana tjetër lidhur me provat e 21 janarit, për të ditur rolin e kryeministrit Berisha dhe ministrit Basha.

'Në rastin e 21 janarit, është bërë rrëmujë se cilat janë provat. Ka pasur zinxhir që ngba burimi i urdhrit deri tek zbatimi i urdhrit. Nëse vendimi i GJL është q ëtë hapet patjetër që do të shihet. Në rastin konkret, për Berishën dhe Bashën duhet parë.

Ministër në atë kohë ka qenë Basha, dhe personi i implikuar direkt ka qenë ministri i rendit. Nuk e di cili ka qenë roli i zotit Berisha. Nëse nuk zbardhen nuk krijohet ide', shton Elezi.

Meçe vë re se ka një tërbim të Berishës ndaj Dumanit që kur ka nisur një hetim pasuror ndaj tij.

'Që ditën që është shpallur hetimi pasuror Berisha ka një sulm frontal të çuditshëm ndaj Dumani. E sulmon në mënyrë të drejtpërdrejtë. Ngre në sistem ministrat që Dumani i ka fut në burg. Pse Berisha është i shqetësuar. Sepse e di që do filloj hetimi pasuror. Berisha në planin e debatit politik ka prodhuar mekanizmat për të fituar terren. Akuzë më të rëndë se ti thuash non grata, por edhe këtu përfitoi për veten si goditje politike. Në momentin kur thuhet hetim pasuror. Të tuat, fëmijëve të tu, kushërinjve të parë', u shpreh Arben Meçe.

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ZAKAREL: 10/07/2024 11:27

    SA KE MARRE TI MER REZ TE ADRIATIKA AQ TMIRA QOFSHIN

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Hapësirat publike në plazhe, sipas jush janë: