Heineken, sponsor zyrtar i ‘UEFA Conference League’, bashkë me tifozët në emocionet e finales së madhe

26 Maj 2022, 17:16| Përditesimi: 26 Maj 2022, 19:55

  • Share

Finalja e “UEFA Conference League” do të mbahet mend gjatë në historinë e sportit shqiptar, si e para finale e madhe evropiane në Tiranë. Me mijëra tifozë mbushën rrugët e kryeqytetit, ku patën mundësinë të argëtohen teksa ishin në pritje të finales së madhe.

Heineken, sponsor zyrtar i UEFA, ishte pjesë e  aktiviteteve, lojërave, surprizave dhe argëtimit të tifozëve në çdo cep të Tiranës. Për më tepër, Heineken u mundësoi  24 konsumatorëve shqiptarë bileta për të përjetuar live emocionet e ndeshjes në stadiumin “Arena Kombëtare”. Fituesit u përzgjodhën përgjatë muajve mars-maj, përmes promocionit të Heineken. Secili nga konsumatorët e Heineken ka pasur mundësinë të bëhej pjesë e promocionit, duke gjetur kodin poshtë tapës së shishes dhe duke e regjistruar atë tek adresa www.heineken.com. 

Heineken, birra premium me prezencën më të lartë në botë, sponsor zyrtar i UEFA Champions League, do të vazhdojë të ofrojë dhurata dhe surpriza për konsumatorët deri në finalen e madhe të “UEFA Champions League” me 28 Maj. Bashkëpunimi i Heineken me “UEFA Conference League” është i konfirmuar edhe për katër vitet e ardhshme.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?