Hedhje me parashutë, surprizon ‘piloti i zemrës’: Në Shqipëri vajzat guxojnë më tepër! Arbër Xhaja zbulon prapaskenat e sportit të rrezikshëm

15 Maj 2022, 14:30| Përditesimi: 15 Maj 2022, 14:40

  • Share

Shpesh sportet më të rrezikshme janë dhe me adrenalinë, janë  ato që kërkohen më tepër  nga aventurieret. Hedhje me parashutë, ky sport i bukur dhe  pak i frekuentuar në Shqipëri. Por cilat janë rreziqet që hasim dhe çfarë sekretesh duhet të dimë përpara se të ndërmarrim këtë iniciativë?

I ftuar në emisionin “N’kohë” në Report Tv, me gazetarin Ermal Qori, Piloti Arbër Xhaja ka rrëfyer prapaskenat e këtij sporti sfidues, ndërsa tregon se vajzat guxojnë më tepër se djemtë.

“Nuk ka asgjë për tu shqetësuar, kur je në ajër të gjithë e shijojnë, është një udhëtim fantastik, kur ta provosh do të më tregosh. Por ne shohim edhe kushtet atmosferike, kur është shi ose erë e fortë nuk fluturojmë fare.” tha ai.

Xhaja tregoi se pasagjerët që guxojnë më tepër janë vajza.

“Shumica e pasagjerëve janë femra, sepse ata janë më të guximshme se djemtë., të paktën për pjesën që unë njohë këtu”-u shpreh Xhaja.

Por si është sot raporti me aktoren Monika Lubonja dhe ish banorëve BBV që dikur u bënë hit në internet?

“Unë jam piloti i zemrës së Monikës, ajo është një grua zonjë në kuptimin e plotë të fjalës dhe familjarisht jemi bërë shumë miq, dhe kemi edhe një projekt së bashku me Monikën”-Tha ai.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?