Foto e Ministrit të Jashtëm Igli Hasani

Hasani: Shqipëria, e përkushtuar për të vijuar kontributin e saj në luftën kundër ISIS-it

1 Tetor, 09:41| Përditesimi: 1 Tetor, 09:44

  • Share

Shqipëria do të vijojë të jetë partnere e përkushtuar në mbështetjen e misionit të tij të luftës kundër ISIS.  Ministri për Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani në takimin e forumit të Koalicionit Global në luftën Kundër ISIS në Washington D.C theksoi rolin e Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit dhe partneritetin e vendit tonë në këtë mision.

“Shqipëria mbetet e përkushtuar për të kontribuar aktivisht në luftën kundër ISIS-it dhe promovimin e shoqërive të hapura dhe harmonike ndërfetare”, nënvizoi ai. 

Në Deklaratën e përbashkët të miratuar në takim, i cili shënoi 10-vjetorin e Koalicionit, u bëhet thirrje partnerëve që të tërheqin shtetasit e tyre që aktualisht gjenden në kampet e Al-Hojit dhe Rojit, si edhe vijimin e mbështetjes për forcat e sigurisë së Irakut, nëpërmjet vijimit të kontributeve në Misionin e NATO-s (NMI).


Koalicioni Global kundër ISIS është një iniciativë e 10 viteve më parë e ndërrmarë nga Shtetet e Bashkuara dhe dhjetëra vende të tjera që bashkuan forcat për të shkatërruar kalifatin e vetëshpallur të Shtetetit Islamik, i cili në kulmin e tij shtrihej në gati një të tretën e Irakut dhe Sirisë. Shqipëria është bashkuar që në vitin e parë si pjesë e këtij koalicioni.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?