Hallvasi në kushte shtëpie
Përbërësit:
- 3 gota miell
- 1 e 1/2 gotë sheqer pluhur
- 150 gr gjalpë
- 1 filxhan kafeje vaj
Përgatitja:
Përziejmë miellin derisa të shpërthejnë aromat dhe të marrë ngjyrë të artë gradualisht me nxehtësi mesatare. Shtojmë sheqerin dhe e përziejmë mirë. Më pas shtojmë vajin me gjalpin derisa masa të bëhet e gatshme për ta shtruar në tavë. E ngjeshim mirë me shpatull. Nëse dëshirojmë mund t'i shtojmë kakao ose bajame të shtypura në fund të tavës. E lëmë rreth 2 orë të ftohet dhe më pas e presim me thikë jo duke e tërhequr thikën, por me majë.
Komento