Hallva tradicionale e natës së kadrit nga zonja Albana

27 Prill 2022, 11:28
  • Share

Hallva tradicionale e natës së kadrit

Përbërësit:

300 gr miell

100 gr gjalpë

50 ml vaj

300 gr sheqer

600 ml ujë të nxehtë

Arra ose bajame

Përgatitja:

Në një enë shtojmë gjalp dhe vaj bashkë, presim sa të tretet gjalpi, shtojmë arrat e thyera,  i kaurdisim derisa të lirojnë aromën, shtojmë miellin dhe e përziejmë mirë me lugë, kërkon një përzierje të gjatë, derisa mielli të marri ngjyrën e artë, shtojmë ujin gradualisht, në momentin që mielli fillon dhe krijon atë masën e butë, shtojmë sheqer, vazhdimisht e përziejmë, duke shtuar ujin masa masa. Këtu shtohet edhe një pjesë e gjalpit që kemi lënë më parë, në momentin që masa shkëputet nga tigani, e punojmë edhe 10 minuta  formën e vendosim në një filxhan, duke e lyer me vaj dhe duke e kthyer në pjatë, mund ta shtojmë lugë -lugë por nëse mielli është i fortë nuk na ndihmon luga. Forma duhet të jepet kur hallva është e ngrohtë, në momentin që ftohet nuk merr formë.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?