Papa Françesku

Bota

Habit Papa Françesku: Jam akoma gjallë, pavarësisht se disa më donin të vdekur

21 Shtator 2021, 20:06| Përditesimi: 21 Shtator 2021, 20:07

  • Share

'Unë jam ende gjallë. Pavarësisht se disa më donin të vdekur'. Kështu ka deklaruar Papa Frençesk gjatë një takimi me priftërinj jezuitë në Sllovaki.

Më një humor të hollë, Papa tha se 'Nuk kam dëshirë që t'u mbaj një fjalim jezuitëve, kështu që kushdo mund të më bëjë pyetje'.

Dhe pyetja e parë që ju bë ishte në lidhje me shëndetin e tij!

'Jam ende gjallë. Pavarësisht se disa më donin të vdekur! I di dhe kush janë ata persona; mendonin se kushtet e mia shëndetësore ishin më të rënda nga sa u ishte raportuar dhe po uronin vdekjen time. Madje po përgatisnin dhe Konklavën. Por falë Zotit jam mirë.'- tha ai.

Kreu i Kishës Katolike iu nënshtrua një operacioni për një problem në zorrën e trashë në muajin korrik. Këtë muaj sakaq, Papa vizitoi Sllovakinë e Hungarinë –të parat lëvizje të tij jashtë kufijve që pas ndërhyrjes kirurgjikale.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?