DOKUMENTI- Grupi i PD kallëzon në SPAK 74 deputetët e PS, listën e prin Edi Rama: Penguan ekzekutimin e 2 vendimeve të Kushtetueses për mandatin e Xhaçkës

2 Tetor, 11:05| Përditesimi: 2 Tetor, 16:51

  • Share

Pak muaj nga zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, beteja politike mes dy partive të mëdha përfundon në dyert e SPAK-ut.

Një ditë pasi policia kallëzoi në SPAK 23 deputetë të opozitës për dhunën dhe kaosin në seancën parlamentare të 30 Shtatorit, ku u dogjën edhe karriget e Kuvendit, PD i përgjigjet me një kallëzim në Prokurorinë e Posaçme, për dy vepra penale, që lidhen me moszbatimin e vendimit të Kushtetueses, për mandatin e Olta Xhaçkës.

Grupi Parlamentar i PD njoftoi sot se kallëzoi në SPAK 74 deputetë të PS, pasi "penguan ekzekutimin e dy vendimeve të Gjykatës Kushtetuese", si dhe "kanë konsumuar 2 vepra penale".

Është vetë selia e PD që konfirmoi se Grupi Parlamentar ka depozituar që prej ditës së djeshme (1 Tetor) kallëzimin për të gjithë grupin parlamentar të socialistëve, përfshirë edhe Kryeministrin Edi Rama, Kryeparlamentaren Elisa Spiropali, Kreun e Grupit të PS, Niko Peleshi, si dhe disa ministra, për kryerjen e dy veprave penale.

Nisma vjen pas seancës parlamentare të 13 Shtatorit, ku mazhoranca nuk e lëshoi përsëri deputeten Olta Xhaçka dhe nuk e dërgoi në Kushtetuese, me 65 vota abstenim, 9 kundër dhe 25 pro, por në vend të kësaj iu drejtua Venecias.

“Konkretisht në kallëzimin e dorëzuar në SPAK 73 deputetët e Partisë Socialiste akuzohen se kanë konsumuar në bashkëpunim veprat penale të “Pengimit të ekzekutimit të vendimeve të Gjykatës” dhe “Mosekzekutim pa shkaqe të përligjura të vendimit të Gjykatës”, parashikuar në nenet 320 dhe 320/a të Kodit Penal”, thuhet në njoftim.

Teksa më tej theksohet edhe arsyeja:

“Pas botimit në Fletoren Zyrtare të vendimit të Kuvendit për mosdërgimin e mandatit të Olta Xhackës në Gjykatën Kushtetuese, duke e konsideruar të papranueshme mbrojtjen politike dhe pengimin ndaj drejtësisë që mazhoranca po bën për rastin e ish-ministres dhe deputetes Olta Xhaçka, duke penguar zbatimin e vendimit nr. 1/2023 dhe nr. 55/2024 të Gjykatës Kushtetutese, Grupi Parlamentar i PD thekson në kallëzim se ky veprim përbën jo vetëm minim të demokracisë dhe rrënim të besimit të qytetarëve tek Gjykata Kushtetuese dhe sistemi i drejtësisë, por gjithashtu edhe veprim të kundërligjshëm që dënohet nga Kodi Penal”.

Sipas PD, Neni 81 i ligjit nr. 8577/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese” specifikon se:

“1. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme për zbatim. ...4. Moszbatimi ose pengimi i ekzekutimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese dënohet sipas dispozitave përkatëse të Kodit Penal.”. Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë ka parashikuar dy vepra penale, që të garantuar zbatimin e vendimeve gjyqësore. Konkretisht, neni 320 i Kodit Penal parashikon se kryerja e veprimeve të bëra me qëllim që të mos ekzekutohet ose pengohet ekzekutimi i vendimit gjyqësor, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet”. Ndërkohë neni 320/a i Kodit Penal parashikon se mosekzekutimi pa shkaqe të përligjura i një vendimi të gjykatës, nga punonjësi i ngarkuar me ekzekutimin e vendimeve, dhe kur kjo vepër kryhet për të favorizuar persona që kanë interes për mosekzekutimin e vendimit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet”.

Opozita pretendon se deputetët e kallëzuar, “përmes vendimeve nr. 41/2024 dhe 90/2024 të shumicës në Kuvendin e Shqipërisë, kanë kryer veprime aktive me qëllim që të mos ekzekutohet apo pengohet ekzekutimi i dy vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nr. 1/2023 dhe 55/2024”.

“Ky mosekzekutim është bërë pa shkaqe të përligjura, edhe pse ato shprehimisht kanë qenë të ngarkuara nga Gjykata Kushtetuese me ekzekutimin e këtyre vendimeve gjyqësore, me qëllim favorizimin e koleges së tyre Olta Xhaçka, që ka interes personal për mosekzekutimin e këtij vendimi”, thuhet në njoftim.

Në fund, Grupi Parlamentar i PD konfirmon se i “ka kërkuar nga SPAK që të regjistrojë procedimin penal për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 25, 320 dhe 320/a të Kodit Penal, kryer në bashkëpunim, ndaj 73 deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, anëtar të Grupit Parlamentar të PS; si dhe kryerjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore, duke përfshirë, por pa u kufizuar në, administrimin e praktikës së plotë shkresore që provon kryerjen e veprave penale”.

Lista me emrat e 73 deputetëve PS që u paditën nga PD në SPAK

 1-Edi Rama, 60 vjec, banues në Surrel-Tiranë;
 2-Elisa Spiropali, 41 vjec, banuese në Tiranë;
 3-Belinda Balluku, 50 vjec, banuese në Tiranë;
 4-Taulant Balla, 47 vjec, banues në Tiranë;
 5-Ulsi Manja, 50 vjec, banues në Tiranë;
 6-Ogerta Manasterliu, 45 vjec, banuese në Tiranë;
 7-Anila Denaj, 51 vjec, banuese në Tiranë;
 8-Mirela Furxhi (Kumbaro), 58 vjec, banuese në Tiranë;
 9-Niko Peleshi, 54 vjec, banues në Tiranë;
10-Bledar Cuci, 54 vjec, banues në Tiranë;
11-Mirela Pitushi, 50 vjec, banuese në Fier;
12-Eduard Shalsi, 56 vjec, banues në Tiranë;
13-Klodiana Spahiu, 51 vjec, banese në Durrës;
14-Paulin Sterkaj, 63 vjec, banues në Koplik;
15-Luan Duzha, 58 vjec, banues në Cërrik;
16-Etilda Gjonaj, 43 vjec, banues në Tiranë;
17-Erion Brace, 52 vjec, banues në Tiranë;
18-Blendi Klosi, 53 vjec, banues në Tiranë;
19-Etjen Xhafaj, 42 vjec, banues në Tiranë;
20-Pandeli Majko, 57 vjec, banues në Tiranë;
21-Lindita Buxheli, 58 vjec, banuese në Lushnje;
22-Hatixhe Konomi, 46 vjec, banuese në Berat;
23-Fatmir Xhafaj, 65 vjec, banues në Tiranë;
24-Klotilda Bushka, 45 vjec, banuese në Tiranë;
25-Vullnet Sinaj, 59 vjec, banues në Tiranë;
26-Saimir Hasalla, 37 vjec, banues në Peqin;
27-Desantila Tahiraj, 52 vjec, banuese në Elbasan;
28-Shkëlqim Bullari, 55 vjec, banues në Cërrik;
29- Aurora Mara, 46 vjec, banuese në Mat;
30-Eduard Ndreca, 41 vjec, banues në Lezhë;
31-Evis Kushi, 49 vjec, banuese në Elbasan;
32-Plarent Ndreca, 47 vjec, banues në Tiranë;
33-Antoneta Dhima, 54 vjec, banuese në Fier;
34-Edona Bilali, 35 vjec, banuese në Shkodër;
35-Blerina Gjylameti, 44 vjec, banuese në Tiranë;
36-Petro Koci, 63 vjec, banues në Tiranë;
37-Pranvera Resulaj, 50 vjec, banuese në Vlorë;
38-Niko Kuri,  56 vjec, banues në Sarandë;
39-Nasip Naco, 63 vjec, banues në Tiranë,
40-Luljeta Bozo, 82 vjec, banuese në Tiranë;
41-Alban Xhelili, 52 vjec, banues në Durrës;
42-Shpresa Marnoj, 40 vjec, banuese në Mirëditë;
43-Toni Gogu, 52 vjec, banues në Tiranë;
44-Orlando Rakipi, 30 vjec, banues në Tiranë;
45-Mimi Kodheli, 60 vjec, banuese në Tiranë;
46-Gledis Celiku, 41 vjec, banues në Shkodër,
47-Bardhyl Kollcaku, 57 vjec, banues në Berat;
48-Frrok Gjini, 64 vjeç, banues në Shkodër,
49-Ermonela Valikaj, 48 vjec, banuese në Tiranë;
50-Laert Duraj, 52 vjec, banues në Tiranë;
51-Xhemal Qefalia, 61 vjec, banues në Tiranë;
52-Lavdrim Krrashi, 55 vjec, banues në Tiranë;
53-Anduel Tahiraj, 40 vjec, banues në Vlorë;
54-Ilir Metaj, 51 vjec, banues në Vlorë;
55-Gertjan Deda, 36 vjec, banues në Kamëz;
56-Tatiana Piro, 66 vjec, banuese në Lushnje;
57-Klevis Xhoxhi, 46 vjec, banues në Elbasan;
58-Gerta Duraku, 40 vjec, banuese në Tiranë;
59- Arkend Balla, 39 vjec, banues në Durrës;
60-Ilir Topi, 54 vjec, banues në Devoll;
61-Enslemvera Zake, 43 vjec, banuese në Korcë;
62-Teuta Ramaj, 42 vjec, banuese në Vlorë;
63-Baftjan Zeqaj, 63 vjec, banues në Fier,
64-Milva Ikonomi, 62 vjec, banuese në Tiranë;
65-Ilir Ndraxhi, 60 vjec, banues në Shijak;
66-Lindita Nikolla, 58 vjec, banuese në Tiranë;
67-Ismet Beqiraj, 66 vjec, banues në Mallakastër;
68-Fadil Nasufi, 66 vjec, banues në Berat;
69-Bujar Cela, 64 vjec, banues në Lushnje;
70-Arben Pëllumbi, 59 vjec, banues në Tiranë;
71-Damian Gjiknuri, 52 vjec, banues në Tiranë;
72-Florenc Spaho, 40 vjec, banues në Elbasan;
73-lirian Pendavinji, 53 vjec, banues në Korcë;
74-Denis Deliu, 38 vjec, banues në Krujë

Referimi në SPAK i bërë nga Grupi Parlamentar i PD për 73 deputetët e PS

Ora 16:46
PD kallëzoi në SPAK 74 deputetët e PS për mandatin e Xhaçkës, reagon Manja: Kuvendi është sovrani

Ministri Ulsi Manja, në përfundim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave ditën e sotme, teksa u pyet lidhur me padinë penale të ngritur nga PD për të gjithë grupin parlamentar të socialistëve, kryeministrin dhe disa ministra, me arsyetimin se penguan ekzekutimin e 2 vendimeve të Kushtetueses për mandatin e Xhaçkës, tha se vetëm Kuvendi është sovrani lidhur me këtë çështje. 

Sipas tij, Kuvendi e ka dërguar çështjen në Komisionin e Venecias për të marr një opinion.

“Edhe si ministër dhe si deputet i PS çështja është në Komisionin e Venecias, për një opinion sa herë kemi paqartësi në lidhje me një vendimmarrje. Do presim opinionin e Venecias dhe pastaj do të ketë një vendimmarrje të Kuvendit, komisioni, Kuvendi i Shqipërisë është sovrani, mbi Kuvendin nuk mund ti imponohet askush dhe prandaj Kuvendi ka vendosur që ti drejtohet komisionit të Venecias dhe i është thënë kjo është problematika, këto janë vendimet e Gjykatës Kushtetuese, na jepni një opinion”, tha ai.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mara emigrante ne Itali: 02/10/2024 11:42

    Po keta trimat e pd kujtojne se do te shpetojne me keto qe po bejne ,? Kjo tregon papjekuri politike ,PS nuk e ka kundershtuar por ka kerkuar nje te drejte per tu njohur me mire me vendimet e gjykates kushtetuese se kjo gjykate e fali dhe ilirin dhe tha qe eshte pak mebare .ndersa ju futet lente djegese dhe dogjet , shkateruat , mjer populli kujt i dha voten .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?