Grupe të përbashkëta Shqipëri dhe përshpejtimin e ekzekutimit të letërporosive

14 Qershor, 09:50| Përditesimi: 14 Qershor, 10:53

  • Share

Një delegacion i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, i kryesuar nga kryeprokurori i saj Zejnullah Gashi kreu një vizitë një ditore në Tiranë, ku zhvilloi takime me Prokurorin e Përgjithshëm, Olsian Çela dhe drejtuesin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë Arens Çela.

Takimet u fokusuan në çështje që lidhen me forcimin e bashkëpunimit mes prokurorive respektive, përshpejtimin e ekzekutimit të letërporosive, nxitjen e komunikimit të drejtpërdrejtë mes palëve, si dhe u vlerësuan mundësitë për ngritjen e grupeve të përbashkëta hetimore në të ardhmen në kuadër edhe të Projektit të Drejtësisë Penale për Ballkanin Perëndimor, thuhet në njoftimin e zyrës së medias së prokurorisë së përgjithshme në Shqipëri.

 

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?