Gardh në kufirin Greqi - Turqi

Bota

Greqia konsideron zgjerimin e gardhit në kufi me Turqinë, shkak emigrantët ilegalë

24 Gusht 2022, 11:22| Përditesimi: 24 Gusht 2022, 11:26

  • Share

Këshilli grek për Sigurinë Kombëtare autorizoi zgjerimin e gardhit në kufirin tokësor të Greqisë me Turqinë, për të përfshirë të gjithë gjatësinë e kufirit.

Për përparësinë e vendosjes së gardhit do të konsiderohen mendimet e ministrive grekë dhe segmenteve vendimmarrëse të ushtrisë. Ministri për Migracionin dhe Azilin, Notis Mitarakis njoftoi se gjatësia e gardhit do të jetë 80 km, dhe do të shërbejë për të kontrolluar fluksin e emigrantëve. 

Vendimi vjen në kohën kur agjencia europiane FRONTEX u përfshi në skandalin e keqtrajtimeve të refugjatëve që kanë hyrë ilegalisht në hapësirën e BE-së. Edhe Greqia është akuzuar për kthimin me forcë të emigrantëve në Turqi, akt që shkel ligjin ndërkombëtar të të drejtave të njeriut.

D.GJ/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?