Greqi - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Greqi, në qytetin e Verrias.
Mësohet prej gazetarit Ernest Koçi, se kanë ndërruar jetë pas një aksidenti automobilistik prindërit e ish futbollistit të kombëtares, Alban Bushi.
Mësohet se kanë humbur jetën Ali Bushi, 73 vjeç dhe Bukurije Bushi, 71 vjeç.
Alban Bushi momentalisht është trajneri i kombëtares U-21 të Shqipërisë. Një mesazh ngushëllimi ka ardhur nga kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka i cili shpreh se mendimet e tij janë me Alban Bushin.
'Në këtë moment të vështirë, mendimet e mia shkojnë tek Albani dhe të gjithë anëtarët e tjerë të familjes, që përveç trishtimit për këtë humbje të madhe, do të përballen edhe me mungesën e pamatë të dashurisë prindërore.
Në emrin tim personal dhe të Federatës Shqiptare të Futbollit, ku Albani ka kaluar shumë vite si pjesë e kësaj familjeje të madhe, shpreh ngushëllimet më të sinqerta.
Qoftë kujtimi i tyre i paharruar!', thotë Duka.
Lajmi ne perditesim...
Prindërit e ish futbollistit të kombëtares Alban Bushi humbën jetën sot në një aksident tragjik në Greqi.
Sakaq, ka reaguar presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Duka shpreh ngushëllimet Bushit për ndarjen nga jeta të prindërve të tij Ali dhe Bukurije Bushi.
'Sapo mësova lajmin e dhimbshëm për ndarjen tragjike dhe të parakohshme nga jeta të dy prindërve të jashtëzakonshëm, njerëzve të mirë, Ali dhe Bukurije Bushi, në një aksident në Greqi.
Në këtë moment të vështirë, mendimet e mia shkojnë tek Albani dhe të gjithë anëtarët e tjerë të familjes, që përveç trishtimit për këtë humbje të madhe, do të përballen edhe me mungesën e pamatë të dashurisë prindërore.
Në emrin tim personal dhe të Federatës Shqiptare të Futbollit, ku Albani ka kaluar shumë vite si pjesë e kësaj familjeje të madhe, shpreh ngushëllimet më të sinqerta.
Qoftë kujtimi i tyre i paharruar!', thotë Duka.
Ngushellime alban bushit dhe familjes te tij, ,ky eshte moment shume i rende,,,qofshin te xhenetit,,,humbje shume e madhe,,,prinderit jane gjeja me e shtrenjte qe kemi ne si femije,,,,ve re qe behen shume aksidente ne greqi,,,edhe me vdekje,,mos eshte me mire ti leme prinderit dhe te afermit ne shqiperi,,,mund te jene me te sigurte ketu tek ne...
Përgjigju