Chelsea 4-2 Leicester

GOLAT/ VAR, karton i kuq e autogol, Chelsea fiton 4-2 në limite ndaj Leicester dhe kualifikohet në gjysmëfinalet e FA Cup

17 Mars, 16:35| Përditesimi: 17 Mars, 16:36

  • Share

Chelsea fitoi këtë të dielë 4-2 kundër Leicester në çerekfinalet e FA Cup dhe merr një biletë për më tej. Në "Stamford Bridge" Blutë shënuan me Cucurrella dhe Palmer në pjesën e parë, teksa Sterling humbi edhe penallti, për rezultatin 2-0.

Në fraksionin e dytë "Dhelprat" ia dolën të barazonin në 2-2 me autogolin e Disasi dhe golin e Mavididi. Doyle në të 73 minutë la me një lojtar më pak miqtë, teksa vendasit edhe me ndihmën e VAR shënuan dy gola të tjerë me Chukuemeka në 90+2 dhe Madueke në 90+8.

Kështu Chelsea merr një biletë për në gjysmëfinalet e FA Cup. Manchester City dhe Coventry janë dy skuadrat e tjera të kualifikuara, në pritje të sfidës Man. United - Liverpool për të plotësuar katërshen që do mësojnë rivalët në short.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?