Dëshpërimi i Pulisic

GOLAT/ Napoli vijon të kryesojë Serie A, fiton kundër Milanit në ‘San Siro’! Leçe mposht Veronën, Ramadani mes më të mirëve

30 Tetor, 08:30| Përditesimi: 30 Tetor, 08:43

  • Share

Serie A filloi të martë me javën e 10-të, teksa u luajtën tre ndeshjet e para. Në Sardegna vendasit e Cagliarit humbën 0-2 nga Bologna, ndërsa Leçe fitoi 1-0 kundër Veronës me golin e Dorgu. Për puljezët në fushë nga minuta e parë luajti Ylber Ramadani, mesfushori i Kombëtares që u vlerësua me notën 7,5.

Në ‘San Siro’ Milani vendas u mposht në shtëpi dhe për këtë u kujdes Napoli. Djemtë e Antonio Contes fituan 0-2 dhe vijojnë të kryesojnë tabelën e klasifikimit me 25 pikë.

Lukaku në minutën e pestë dhe Kvaratskhelia në të 43 i dhanë tri pikë me vlerë napoletanëve kundër një rivali me objektiva madhorë. Për t’u përmendur se Morata shënoi për kuqezinjtë në pjesën e dytë, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Me 14 pikë Milan mbetet në vendin e tetë.

Ndërkohë Serie A vijon sot me katër ndeshjet e radhës. Spikasin Empoli – Inter dhe Juventus - Parma.

Serie A, raundi 10-të:

E martë, 29 tetor 2024

Cagliari 0-2 Bologna

Leçe 1-0 Verona

Milan 0-2 Napoli

E mërkurë

18:30 Empoli - Inter

18:30 Venezia - Udinese

20:45 Atalanta - Monza

20:45 Juventus - Parma

Renditja:

Ora 08:35
VIDEO/ Milani ‘bie’ në San Siro, Napoli e mposht 0-2

Në ‘San Siro’ Milani vendas u mposht në shtëpi dhe për këtë u kujdes Napoli. Djemtë e Antonio Contes fituan 0-2 dhe vijojnë të kryesojnë tabelën e klasifikimit me 25 pikë.

Lukaku në minutën e pestë dhe Kvaratskhelia në të 43 i dhanë tri pikë me vlerë napoletanëve kundër një rivali me objektiva madhorë. Për t’u përmendur se Morata shënoi për kuqezinjtë në pjesën e dytë, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Me 14 pikë Milan mbetet në vendin e tetë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Berishës iu dha zyrtarisht nga gjykata vula e PD, a do të shtohen votat?