GOLAT/ Manchester United i falet kapitenit 'in-extremis', City fiton 6-1! Strakosha në portë i sjell fat Brentford, humbet Arsenali

4 Nëntor 2023, 21:08
  • Share

Premier League e futbollit në Angli është në javën e 11-të. Me fillim nga 13:30 Manchester United fitoi 0-1 kundër Fulham, duke iu falur Fernandes në limite. Te fitorja edhe City, që mundi 6-1 Bournemouth. Brentford mundi 3-2 West Ham, me Thomas Strakoshën që luajti 45 minutat e dyta në portën e vendasve, duke i sjellë sukses të tijve në përmbsjen e ndeshjes. Në 18:30 Newcastle mundi 1-0 Arsenalin.

Në "Craven Cottage" në Londër, Fulham vendas nuk ia doli të merrte pikë në shtëpi, duke u mundur 0-1 nga Manchester United. Skuadra e ten Haag u rikthye më në fund te suksesi, teksa në ditët e fundit u mendua edhe shkarkimi i trajnerit holandez, kjo pas eliminimit nga Kupa e Ligës dhe rezultatet "jo" në Europë. Përballja kundër Fulham do vendosej vetëm në minutën e 90+1, me kapitenin Fernandes që mori për dore ekipin e tij. Një asist i Pellisteri bëri që portugezi mos gabonte me goditjen nga jashtë zone, duke i dhënë suksesin në limite të tijve. Pas kësaj jave, United me 18 pikë shkon në vendin e gjashtë, teksa Fulham me 12 pikë qëndron në vendin e 14-të.

Manchester City fitoi 6-1 kundër Bournemouth për raundin e 11-të në Premier Legaue. Në "Etihad", djemtë e Guardiolës dominuan takimin dhe u duk se luajtën tenis. Sfida u hap në minutën e 30-të nga Doku, teksa më pas i njëti asistoi dy herë për Silva dhe Akanji në pjesën e parë. Në pas Foden i dërgoi shifrat në 4-0, para se Sinistrra të shkurtonte rezultatin. Më pas sërish Silva dhe Ake dërguan rezultatin në 6-1. Për momentin City merr kreun me 27 pikë, duke lënë Bournemouth në vendin e 17-të.

Newcastle fitoi 1-0 me Arsenalin për javën e 11-të në Premier League. Pjesa e parë në "St. James Park" u mbyll 0-0, teksa duhej minuta e 64 që Gordon të kalonte në avantazh Newcastle. Asisti i Joelinton u shfrytëzua nga lojtari i bardhezinjve, që i jep kështu tri pikë vendasve. Arsenali me këtë humbje largohet disi nga kreu, me Cityn dhe Tottenham që janë më sipër se "Topçinjtë". Skuadra nga Londra me 24 pikë mbetet në vendin e tretë, ndërsa Newcastle me 20 pikë shkon në vendin e gjashtë.

Premier League - java 11-të:

13:30 Fulham 0-1 Manchester United

16:00

Brentford 3-2 West Ham

Burnley 0-2 Crystal Palace

Everton 1-1 Brighton

Manchester City 6-1 Bournemouth

Sheffield United 2-1 Wolves

18:30 Newcastle 1-0 Arsenal

Renditja:

Ora 21:01
Newcastle befason Arsenalin dhe e mund 1-0, 'Topçinjtë' largohen nga gara për titull (VIDEO)

Newcastle fitoi 1-0 me Arsenalin për javën e 11-të në Premier League. Pjesa e parë në "St. James Park" u mbyll 0-0, teksa duhej minuta e 64 që Gordon të kalonte në avantazh Newcastle. Asisti i Joelinton u shfrytëzua nga lojtari i bardhezinjve, që i jep kështu tri pikë vendasve. Arsenali me këtë humbje largohet disi nga kreu, me Cityn dhe Tottenham që janë më sipër se "Topçinjtë". Skuadra nga Londra me 24 pikë mbetet në vendin e tretë, ndërsa Newcastle me 20 pikë shkon në vendin e gjashtë.

Ora 18:07
Manchester luan tenis, 'Qytetarët' fitojnë 6-1 kundër Bournemouth! City në krye të Premier League (VIDEO)

Manchester City fitoi 6-1 kundër Bournemouth për raundin e 11-të në Premier Legaue. Në "Etihad", djemtë e Guardiolës dominuan takimin dhe u duk se luajtën tenis. Sfida u hap në minutën e 30-të nga Doku, teksa më pas i njëti asistoi dy herë për Silva dhe Akanji në pjesën e parë. Në pas Foden i dërgoi shifrat në 4-0, para se Sinistrra të shkurtonte rezultatin. Më pas sërish Silva dhe Ake dërguan rezultatin në 6-1. Për momentin City merr kreun me 27 pikë, duke lënë Bournemouth në vendin e 17-të.

 

Ora 15:49
VIDEO/ Gol në minutën e 91, Bruno Fernendes 'kthen në shina' Manchester United

Në "Craven Cottage" në Londër, Fulham vendas nuk ia doli të merrte pikë në shtëpi, duke u mundur 0-1 nga Manchester United. Skuadra e ten Haag u rikthye më në fund te suksesi, teksa në ditët e fundit u mendua edhe shkarkimi i trajnerit holandez, kjo pas eliminimit nga Kupa e Ligës dhe rezultatet "jo" në Europë. Përballja kundër Fulham do vendosej vetëm në minutën e 90+1, me kapitenin Fernandes që mori për dore ekipin e tij. Një asist i Pellisteri bëri që portugezi mos gabonte me goditjen nga jashtë zone, duke i dhënë suksesin në limite të tijve. Pas kësaj jave, United me 18 pikë shkon në vendin e gjashtë, teksa Fulham me 12 pikë qëndron në vendin e 14-të.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Fiton Trump, mendoni se do ndryshojë politika amerikane ndaj Shqipërisë?