Festa e Liverpool

GOLAT/ Liverpool të bën 'me zemër', përmbys ndeshjen mes shtatë golave! Chelsea tri pikë me Brojën e gjakosur në fushë, City barazon 3-3 ndaj Tottenham

3 Dhjetor 2023, 20:10
  • Share

Premier League e futbollit në Angli zhvilloi këtë të dielë pesë ndeshje për javën e 14-të. Me fillim në 15:00 u zhvilluan katër ndeshje, ku spikati përmbysja "e çmendur" 4-3 e Liverpool-it kundër Fulham. Nga ana tjetër Chelsea fitoi 3-2 në shtëpi me Brighton, teksa Armando Broja u fut dhjetë minuta në fundin e sfidës. Dy ndeshjet e tjera dolën në barazim. Në orën 17:30 Manchester City barazoi 3-3 me Tottenham në një sfidë emocionuese. Pas kësaj jave vijon të kryesojë Arsenali.

Dramë dhe ndeshje për ata që janë me zemër të fortë në 'Anfield'. Liverpooli fitoi 4-3 kundër Fulham në raundin e 14-të të Premier League. Vendimtare në këtë sfidë ishin tre minutat e fundit, ku të kuqtë ia dolën të merrnin tri pikët me përmbysje në një sfidë të luftuar. Liverpool kaloi në epërsi me autogolin e Lenos në minutën e 20-të, teksa Mac Allister shënoi golin e dytë. Uilson dhe Tete në fundin e pjesës së parë barazuan gjithçka. Duhej minuta e 80-të që Fulham të shtangte të pranishmit, duke shënuar golin e tretë me Cordova. Të kuqtë e Klopp shtuan ritmin dhe shënuan me Endo dhe Alexander-Arnold në minutat 87 dhe 88 për suksesin. Liverpool me 31 pikë mban vendin e dytë për momentin.

Në "Stamford Bridge", Chelsea fitoi jo pa vështirësi 3-2 kundër Brighton. Në raundin e 14-të të kampionatit, për Blutë e Londrës minuta në fund mori edhe Armando Broja. Fernandez dhe Colduill shënuan në minutat 17 dhe 21 për avantazhin e dyfishtë të Chelsea. Buonanotte në minutën e 43 shkurtoi shifrat. Në fraksionin e dytë të ndeshjes Fernandes shënoi golin e tretë të Chelsea dhe dopietën personale. Në fundin e përballjes (90+2) ishte Joao Pedro që shënoi për 3-2 duke alarmuar vendasit. Goli shërbeu sa për statistika pasi në fund Cheslea siguroi tri pikët duke shkuar në vendin e 10-të me 19-të pikë. Në këtë sfidë Armando Broja zuri vendin e Mudryk në minutën e 81. Gjatë një dyluftimi në minutën e tretë shtesë, sulmuesi i Kombëtares u dëmtua në hundë dhe pati gjakderdhje. 22-vjeçari nuk dëshironte të dilte nga fusha, duke debatuar edhe me kryesorin Pauson. Pas vendimit të arbitrit ai mori ndihmën e parë, duke u rikthyer. Chelsea fitoi me dhjetë lojtarë, pasi në të 45 minutë Gallagher u largua me karton të kuq.

Ndeshje emocionuese në "Etihad Stadium". Manchester City dhe Tottenham barazuan 3-3 për javën e 14-të në Premier League. Dueli i kishte të gjitha, me skuadrat që në fund ndanë nga një pikë dhe e bënë renditjen më interesante. Son zhbllokoi ndeshjen duke kaluar Spurs në epërsi, ndërsa po koreano-jugori barazoi shifrat pasi shënoi në portën e tij në minutën e nëntë. Foden më pas në të 31' shënoi për epërinë e "Qytetarëve".

Në fraksionin e dytë Lo Celso barazoi në minutën e 69, ndërsa fundi ishte emocionues. Grealish kaloi Cityn në epërsi në minutën e 81, ndërsa duhej Kulusevski që në të 90 minutë të barazonte duelin. Me 30 pikë City mban vendin e tretë, tri pikë më pak se Arsenali dhe një më pak se Liverpool. Spurs me 27 pikë merr vendin e pestë, teksa pas tre humbjeve ia del të sigurojë një sukses edhe pse minimal.

Premier League, java 14-të:

Bournemouth 2-2 Aston Villa

Chelsea 3-2 Brighton

Liverpool 4-3 Fulham

West Ham 1-1 Crystal Palace

17:30 Man. City 3-3 Tottenham

Renditja:

Ora 20:02
Man. City dhe Tottenham barazojnë 3-3 në Premier League (VIDEO)


Ndeshje emocionuese në "Etihad Stadium". Manchester City dhe Tottenham barazuan 3-3 për javën e 14-të në Premier League. Dueli i kishte të gjitha, me skuadrat që në fund ndanë nga një pikë dhe e bënë renditjen më interesante. Son zhbllokoi ndeshjen duke kaluar Spurs në epërsi, ndërsa po koreano-jugori barazoi shifrat pasi shënoi në portën e tij në minutën e nëntë. Foden më pas në të 31' shënoi për epërinë e "Qytetarëve".

Në fraksionin e dytë Lo Celso barazoi në minutën e 69, ndërsa fundi ishte emocionues. Grealish kaloi Cityn në epërsi në minutën e 81, ndërsa duhej Kulusevski që në të 90 minutë të barazonte duelin. Me 30 pikë City mban vendin e tretë, tri pikë më pak se Arsenali dhe një më pak se Liverpool. Spurs me 27 pikë merr vendin e pestë, teksa pas tre humbjeve ia del të sigurojë një sukses edhe pse minimal.

 

 

 

 

Ora 17:45
Gjakoset Armando Broja, sulmuesi debaton me arbitrin dhe nuk pranon të dalë nga fusha (VIDEO)


Chelsea fitoi 3-2 kundër Brighton për javën e 14-të në Premier League. Në këtë sfidë Armando Broja zuri vendin e Mudryk në minutën e 81. Gjatë një dyluftimi në minutën e tretë shtesë, sulmuesi i Kombëtares u dëmtua në hundë dhe pati gjakderdhje. 22-vjeçari nuk dëshironte të dilte nga fusha, duke debatuar edhe me kryesorin Pauson. Pas vendimit të arbitrit ai mori ndihmën e parë, duke u rikthyer. Chelsea fitoi me dhjetë lojtarë, pasi në të 45 minutë Gallagher u largua me karton të kuq.

 

Ora 17:34
VIDEO/ Armando Broja gjakoset në fushë, Chelsea fiton 3-2 me Brighton


Në "Stamford Bridge", Chelsea fitoi jo pa vështirësi 3-2 kundër Brighton. Në raundin e 14-të të kampionatit, për Blutë e Londrës minuta në fund mori edhe Armando Broja. Fernandez dhe Colduill shënuan në minutat 17 dhe 21 për avantazhin e dyfishtë të Chelsea. Buonanotte në minutën e 43 shkurtoi shifrat. Në fraksionin e dytë të ndeshjes Fernandes shënoi golin e tretë të Chelsea dhe dopietën personale. Në fundin e përballjes (90+2) ishte Joao Pedro që shënoi për 3-2 duke alarmuar vendasit. Goli shërbeu sa për statistika pasi në fund Cheslea siguroi tri pikët duke shkuar në vendin e 10-të me 19-të pikë. Në këtë sfidë Armando Broja zuri vendin e Mudryk në minutën e 81. Gjatë një dyluftimi në minutën e tretë shtesë, sulmuesi i Kombëtares u dëmtua në hundë dhe pati gjakderdhje. 22-vjeçari nuk dëshironte të dilte nga fusha, duke debatuar edhe me kryesorin Pauson. Pas vendimit të arbitrit ai mori ndihmën e parë, duke u rikthyer. Chelsea fitoi me dhjetë lojtarë, pasi në të 45 minutë Gallagher u largua me karton të kuq.

 

 

 

Ora 17:32
VIDEO/ Vendosin tre minutat e fundit, Liverpool përmbys 4-3 Fulhamin në një ndeshje të 'çmendur'


Dramë dhe ndeshje për ata që janë me zemër të fortë në 'Anfield'. Liverpooli fitoi 4-3 kundër Fulham në raundin e 14-të të Premier League. Vendimtare në këtë sfidë ishin tre minutat e fundit, ku të kuqtë ia dolën të merrnin tri pikët me përmbysje në një sfidë të luftuar. Liverpool kaloi në epërsi me autogolin e Lenos në minutën e 20-të, teksa Mac Allister shënoi golin e dytë. Uilson dhe Tete në fundin e pjesës së parë barazuan gjithçka. Duhej minuta e 80-të që Fulham të shtangte të pranishmit, duke shënuar golin e tretë me Cordova. Të kuqtë e Klopp shtuan ritmin dhe shënuan me Endo dhe Alexander-Arnold në minutat 87 dhe 88 për suksesin. Liverpool me 31 pikë mban vendin e dytë për momentin.

 

 

 

 

 

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?