Arsenal 1-1 Brighton

GOLAT/ Manchester City shënon tre herë dhe merr kreun e Premier League, Haaland 'përbindësh'! Karton i kuq dhe dy gola, Arsenal barazon 1-1 me Brighton

31 Gusht, 15:35| Përditesimi: 31 Gusht, 21:10

  • Share

Premier League e futbollit në Angli filloi këtë të shtunë me raundin e tretë në sezonin e ri 2024-25. Në "Emirates" Arsenali dhe Brighton barazuan 1-1, teksa "Topçinjtë" lëshojnë kreun që mbahet nga Manchester City. Në "London Stadium" miqtë e Manchester Cityt mposhtën 1-3 Uest Hamin. Haaland shënoi tripletë për "Qytetarët" në minutat 10, 30 dhe 83, për të dërguar të besuarit e Guardiolës në krye të renditjes. Te tri pikët dolën edhe Brentford, Aston Villa e Bournemouth, me këta të fundit që përmbysën 2-3 Evertonin, skuadrën e re të Armando Brojës.

Në Londër, Arsenali dhe Brighton barazuan 1-1 në një ndeshje me ritëm, grintë, karton të kuq dhe dy gola. Të dyja skuadrat vinin në këtë përballje pas dy fitoreve në javët e para dhe kërkonin rezultatin pozitiv. Ndeshja u zhbllokua për vendasit e Artetas me golin e Kai Havertz në minutën e 38-të, teksa deçizive ishte minuta e 49-të ku Rice la Arsenalin me një lojtar më pak për pothuajse gjithë pjesën e dytë, kjo pas ndëshkimit me kartonin e dytë të verdhë. Goli i barazimit erdhi nga Joao Pedro në minutën e 58-të. Tanimë në kuotën e shtatë pikëve pas tre javëve të para, Brighton dhe Arsenal ndajnë kreun momentalisht.

Premier League, raundi 3:

E shtunë, 31 gusht 2024

13:30 Arsenal 1-1 Brighton

16:00

Brentford 3-1 Southampton

Everton 2-3 Bournemouth

Ipsuich 1-1 Fulham

Leicester 1-2 Aston Villa

Nottingham 1-1 Uolves

18:30 Uest Ham 1-3 Man. City

Renditja:

Ora 15:41
VIDEO/ Arsenali ngec në shtëpi, Brighton e barazon 1-1 dhe i merr kreun e Premier League


Në Londër, Arsenali dhe Brighton barazuan 1-1 në një ndeshje me ritëm, grintë, karton të kuq dhe dy gola. Të dyja skuadrat vinin në këtë përballje pas dy fitoreve në javët e para dhe kërkonin rezultatin pozitiv. Ndeshja u zhbllokua për vendasit e Artetas me golin e Kai Havertz në minutën e 38-të, teksa deçizive ishte minuta e 49-të ku Rice la Arsenalin me një lojtar më pak për pothuajse gjithë pjesën e dytë, kjo pas ndëshkimit me kartonin e dytë të verdhë. Goli i barazimit erdhi nga Joao Pedro në minutën e 58-të. Tanimë në kuotën e shtatë pikëve pas tre javëve të para, Brighton dhe Arsenal ndajnë kreun momentalisht.

VIDEO E GOLAVE (KLIKO)

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?