Jones feston golin e fitores të Liverpool

Liverpool 2-1 Chelsea, të kuqtë rimarrin kreu e Premier League! Man. City përmbys Wolves dhe ndjek me -1 pikë

20 Tetor, 19:33| Përditesimi: 20 Tetor, 21:10

  • Share

Dita e dytë e Premier League në Angli vijoi me emocione, aty ku Liverpooli fitoi 2-1 kundër Chelsea për të vijuar në krye të renditjes. Nga ana tjetër Man. City përmbysi 1-2 Wolvesin, por fitorja e Liverpool i kthen në vendin e dytë.

Në "Anfield Road", Liverpool fitoi 2-1 kundër Chelsea në një ndeshje emocionuese dhe të denjë për dy klubet që zbrisnin në fushë. Djemtë e Arne Slot u treguan më të saktë dhe shënuan pas 29 minutave lojë me penalltinë e Salah. Me nisjen e pjesës së dytë Nicolas Jackson vendosi ekuilibrat, ndërsa Jones riktheu epërsinë e Liverpool në minutën e 51-të. Shtatë fitore në tetë ndeshje për Liverpool (e katërta radhazi). Arne Slot bëhet trajneri i parë i Liverpoolit në histori që fiton 10 nga 11 ndeshjet e tij të para në stol.

Në "Molineux", Wolves u mposhtën 1-2 nga Manchester City. Emocione deri në limite, me golin e tri pikëve për djemtë e Guardiolës që u shënua vetëm në shtesë. Ishin vendasit që "kafshuan" me Larsen në minutën e 7-të, para se Gvardiol të barazonte në të 33 minutë. Sërish një mbrojtës, këtë herë Stones i dha tri pikë Cityt me golin në minutën e pestë shtesë.

Kështu, Liverpool i përgjigjet Manchester Cityt dhe mban kreun e Premier League me 21 pikë, një më shumë se "Qytetarët". Chelsea mbetet në vendin e gjashtë me 14 pikë.

Premier League, raundi 8-të:

E diel, 20 tetor 2024

15:00 Wolves 1-2 Manchester City

17:30 Liverpool 2-1 Chelsea

Renditja:

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Berishës iu dha zyrtarisht nga gjykata vula e PD, a do të shtohen votat?