Gjurmë të reja të qytetit ilir në Bushat të Shkodrës, 4 javë gërmime nga misioni shqiptaro-polak (FOTO)

7 Qershor, 10:25| Përditesimi: 7 Qershor, 11:34

  • Share

Në Shkodër kanë dalë në dritë gjurmë të reja të një qyteti ilir në Bushat të Shkodrës.

Janë dashur rreth 4 javë gërmime nga Instituti i Arkeologjisë në Tiranë të drejtuara nga Prof.As.Saimir Shpuza dhe Prof. Piotr Dyczek nga Universiteti i Varshavës në Poloni në bashkëpunim me DRTK Shkodër, Helidon Sokoli, arkeolog të cilat bënë të mundur nxjerrjen në dritë të disa  gjurmëve të tjera dhe të dhëna për qytetin ilir në Bushat.

Pas fushatave të mëparshme ku u zbuluan dy porta hyrëse të qytetit dhe u lejua të kuptohej shtrirja e tij, gërmimet e këtij viti janë përqendruar në qytetin e sipërm dhe kanë për qëllim zbulimin e organizimit të brendshëm të urbanistikës së këtij qyteti.

"Misioni kërkimor po nxjerr në dritë se kjo pjesë e qytetit të sipërm ka qenë e ndërtuar masivisht që në gjysmën e shek 4 p.e.s., sipas datimeve paraprake, ndërsa kërkimet në Bushat janë parashikuar të vazhdojnë për disa vite.

Aktiviteti në terren, ka për qëllim zbulimin e plotë të planimetrisë së këtyre ndërtimeve dhe më pas të arrijë të identifikojë rolin që ato kanë pasur", shkruhet në një postim të Drejtorisë Rajonale të Trashgimisë Kulturore në Shkodër në rrjetet sociale, ditën e djeshme. 

Misioni Shqiptaro-Polak i cili që nga viti 2011 hulumton në gjurmët e Shkodrës antike, ndër vite ka nxjerr në dritë zbulime dhe artefakte të rëndësishme mbi shtrirjen e qytetit, urbanizimin e tij, sistemin mbrojtës të qytetit në pjesën e ulët të tij.

 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dakord: 07/06/2024 12:20

    Super lajm. Flm redaksisë suaj.

    Përgjigju
  • Iliada: 07/06/2024 11:22

    Duhet te jete TROJA!!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?