Gjokuta: 497 shërbime të Ministrisë së Financave online në e-Albania

12 Maj 2022, 20:37| Përditesimi: 12 Maj 2022, 20:39

  • Share

Qeveria shqiptare është duke zbatuar një nga reformat më të rëndësishme në ofrimin e shërbimeve publike.

497 shërbime ofrohen online nga institucionet e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë përmes platformës e-Albania.

Për të garantuar zbatimin e plotë dhe për të siguruar mbarëvajtjen e ofrimit të shërbimeve, me mbylljen edhe të sporteleve fizike, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë Arlind Gjokuta së bashku me drejtorin e Departamentit të Miradministrimit në Kryeministri Dritan Palnikaj dhe drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore Astrit Hado inspektuan drejtoritë rajonale të Sigurimeve Shoqërore Fier dhe Vlorë.

Nga ana e tyre, u kërkua angazhimi i të gjitha strukturave për të bërë të mundur që në asnjë moment të mos ndërpritet ofrimi i shërbimeve për qytetarët dhe biznesin, me qëllim marrjen e informacionit dhe ndihmën e duhur për të plotësuar nevojat e tyre, përmes rrugëve alternative të komunikimit.

“Do të vijojmë të jemi në krah të qytetarëve, duke ju kursyer kohë dhe kosto për shumë shërbime që tashmë mund të merren nga kudo me një klikim”, u shpreh Gjokuta

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?