Zjarret në Dropull e Grapsh, s’ka më rrezik për banesat! Vijon flakët në Qafë Muzinë, pritet të mbërrijnë dy helikopterë nga Greqia (VIDEO)

9 Korrik, 13:49| Përditesimi: 9 Korrik, 21:55

  • Share

GJIROKASTËR- Bashkia e Dropullit prej 24 orësh është nën kërcënimin e zjarreve. Banesat e fshatit Grapsh u rrezikuan nga flakët që nga pyjet zbritën në aksin nacional Gjirokastër-Kakavijë. Por, pas një pune të pandërprerë të forcave në terren dhe nga ajri ka përmirësim të situatës së zjarrit në fshatin Grapsh dhe në fshatin Kardhikaq në bashkinë Finiq, duke mos shfaqur më rrezik për banorët dhe banesat e fshatrave.

Por, gjithsesi rreziku vijon ende pasi vatrat janë aktive dhe zjarri mund të marrë sërish masa të mëdha për shkak të favorizimit nga era. Parcelat në të dy anët e rrugës Gjirokastër – Kakavijë u përfshinë nga flakët dhe për 1 orë u bllokua qarkullimi. Ndërkohë, zjarri vijon ende në Qafë Muzinë thotë kreu i zjarrfikëses Arben Cara për Report Tv.

Forcat operacionale të Dropullit, Gjirokastrës, Tepelenës, Përmetit, Këlcyrës, Memaliajt, Finiqit, Sarandës, Himarës, Delvinës dhe Konispolit vijojnë punën për shuarjen e zjarrit. Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se ka aktivizuar mbështetjen e Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile dhe pritet ardhja e dy avionëve PZL nga Greqia.

Gjatë paradites në ndihmë për të shuar flakët ka qenë dhe helikopteri Cougar, 21 efektivë të FA, 54 forca zjarrfikëse me 14 mjete zjarrfikëse nga Finiqi, Dropulli, Saranda, Himara, Delvina, Gjirokastra, Tepelena, Përmeti dhe Konispoli, efektivë të Policisë së Shtetit, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile po punojnë për izolimin e flakëve dhe për shmangien e çdo rreziku për banorët e zonave.

Ministria e Mbrojtjes i bën thirrje të gjithë banorëve në fshatrat e përfshirë nga zjarret, të bashkëpunojnë me forcat në terren në rast nevoje, për të evituar çdo rrezik për jetën e tyre.

Ndërkohë policia e Gjirokastrës ka arrestuar autorin e dyshuar të zjarrit që ra dje në fshatin Frashtan të Dropullit. Ai është Manol Kokolli 58 vjeç, banor i këtij fshati.

Ora 18:26
Zjarri në Grapsh në Dropull, Ministria e Mbrojtjes: Nuk ka më rrezik për banorët dhe banesat

1720542683_ndwerhyrjengaajri.JPG

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar lidhur me situaën e zjarreve ditën e sotme në fshatin Grapsh të Dropullit, i cili rrezikoi disa banesa. Ministria thekson se pas jnë pune në terren nga forcat zjarrëfikëse është bërë e mundur përmirësimi i situatës nnë fshatrat Grapsh dhe Kardhikaq.

Situata në terren po ndiqet edhe nga zv.ministri i Mbrojtjes, Enkelejd Joti. Ndërkohë pritet aktivizimi i dy avionëve PZL nga Greqia, si vendi më afër vatrave të zjarrit. 

'Pas një pune të pandërprerë të forcave në terren dhe nga ajri ka përmirësim të situatës së zjarrit në fshatin Grapsh në bashkinë Dropull dhe në fshatin Kardhikaq në bashkinë Finiq, duke mos shfaqur më rrezik për banorët dhe banesat e fshatrave.

Megjithatë forcat operacionale të Dropullit, Gjirokastrës, Tepelenës, Përmetit, Këlcyrës, Memaliajt, Finiqit, Sarandës, Himarës, Delvinës dhe Konispolit vijojnë punën për shuarjen e zjarrit, pasi rreziku për riaktivizimim e vatrave vijon ende si pasojë e ndryshimit të shpejtesisë së erës.

Forcat e Armatosura dhe helikopteri Cougar vijojnë mbështetjen e tyre, ndërsa janë shtuar në këtë aksion edhe tre mjete zjarrfikëse të FA. Situata po ndiqet nga afër edhe nga zv.ministri i Mbrojtjes, Enkelejd Joti.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile kërkoi edhe mbështetjen e Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile, nga i cili ofruan ndihmën e tyre tre shtete. Pritet aktivizimi i dy avionëve PZL nga Greqia, si vendi më afër vatrave të zjarrit.', thuhet në reagimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Ora 15:27
VIDEOLAJM/ Zjarri në Devoll/ Shefi i zjarrfikësve Memaliaj shuan flakët me lopatë, shkrumbohet toka krah aksit Gjirokastër - Kakavijë

Në fshatin Grapsh dhe Lugar të Devollit vijon beteja me flakët. Në pamjet e mbërritura në redaksi duket që flakët kanë djegur dhe sipërfaqe të tëra me tokë që ndodheshin anës aksit nacional Gjirokastër – Kakavijë.

Në ndihmë për të shuar flakët ka shkuar dhe shefi I zjarrfikësve të Memaliajt, Shkëlqim Goxhaj, I cili ndërhyn për të shuar flakët me lopatë.

“Jemi duke ndihmuar bashkinë Dropull. Situata është pak e rënduar, por gjithsesi jemi duke punuar", thotë shefi i zjarrfikësve të Memaliaj, Shkelqim Goxhaj

Ora 14:46
VIDEOLAJM/ Zjarret në Dropull, flakët i afrohen aksit nacional Gjirokastër - Kakavijë, bllokohet lëvizja, qytetarët presin

 

Situata e zjarreve në Dropull mbetet kritike. Era e fortë ka favorizuar flakët ndërkohë është bllokuar dhe qarkullimi në aksin nacional Gjirokastër – Kakavijë.

Nga videot e mbërritura në redaksinë e Report Tv duken flakët që kanë mbërritur afër aksit nacional, ndërsa makinat kanë ndaluar deri në përmirësimin e situatës.

Ora 13:59
Zjarri në fshatin Grapsh të Dropullit, policia bllokon qarkullimin në aksin Gjirokastër - Kakavijë, e pamundur lëvizja për shkak të tymit

 

Katër mjete zjarrfikëse janë duke punuar për të shuar flakët që vijojnë në fshatin Grapsh në bashkinë Dropull. Në ndihmë ndodhet dhe helikopteri i FA-së.  

Gazetari i Report Tv mëson se situata mbetet kritika pasi flakët po i afrohen shtëpive. Policia ka bllokuar qarkullimin në aksin nacional Gjirokastër - Kakavijë ku ka radhë makinash në pritje për tu qartësuar shikimi si pasojë e tymit të çliruar nga zjarri në fshat

Ora 11:50
Zjarr në pyjet e Qafë-Muzinë! Ndërhyrje nga ajri për shuarjen e flakëve

Disa vatra zjarri kanë rënë pyjet në zonën Qafë Muzinës - Mali i Sopotit.

Terreni malor e ka bërë të vështirë ndërhyrjen e zjarrfikësve. Aktualisht ka mbërritur një helikopter i Ministrisë së Mbrojtjes dhe po punohet për fikjen e tij.

Ende nuk dihet shkaku, por dyshohet të jetë vendosur nga barinjtë, pasi janë disa vatra të përhapura.

Forcat zjarrësikëëse janë stacionuar në aksin rrugor Finiq-Delvinë për të shmangur zjarrin në zonat përreth.

Ora 10:22
Zjarri në Dropull, arrestohet 39 vjeçari, akuzohet se i vuri flakën pyjeve në fshatin Frashtan

 

Policia identifikon dhe arreston autorin e zjarrvënies në pyjet e fshatit Frashtan. Ai është Manol Kokolli 39 vjeç banues në këtë fshat.

Prej mesditës së djeshme, shërbimet e Policisë kanë mbajtur në kontroll perimetrin ku janë përhapur flakët. Gjithashtu, shërbimet e Policisë së Gjirokastrës, në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse, të asistuar nga një helikopter i Ministrisë së Mbrojtjes, vijojnë punën për shuarjen e zjarrit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe policore, të kryera menjëherë pas njoftimit se në pyjet e fshatit Frashtan, në vendin e quajtur "Papasima", kishte rënë zjarr, Policia e Gjirokastrës ka mundësuar identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar të zjarrvënies, shtetasit M. K., 39 vjeç, banues në fshatin Frashtan, Dropull.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër apelon për të gjithë banorët që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast zjarrvënieje dhe paligjshmërie në tërësi, duke iu garantuar anonimat, reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sati: 09/07/2024 09:58

    Hiç mos e dënoni . Vetëm të paguaj dëmin e shkakëtuar , plus punën për shuarien. Po nuk i plotësoi ti sekuestrohen gjith pronat.

    Përgjigju
    • Alvanosi: 09/07/2024 13:57

      Tamam, se me vetëm burg s'marrin vesh. Kur iu heq pasurinë pastaj iu djeg sa s'ka.

  • Sondazhi i ditës:

    Hapësirat publike në plazhe, sipas jush janë: