Gjermani/ Karuseli përfshihet nga flakët gjatë një festivali, 20 të plagosur (VIDEO)

18 Gusht, 16:18| Përditesimi: 18 Gusht, 21:54

  • Share

Gjermani-Të paktën 20 persona u plagosën pasi një karusel ose ndryshe Rrota e Ferrisit u përfshi nga flakët në Leipzig të Gjermanisë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 17 gushtit gjatë një festivali muzikor.

Sipas autoriteteve gjermane raportohet se katër persona kanë pësuar djegie të rënda, disa janë plagosur duke u hedhur nga një lartësi e madhe, në tentativë për të lënë rrotën që digjej, ndërsa të shumtë janë ata që kanë pasur probleme me frymëmarrjen.

Policia ka rrethuar zonën, ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?