Arjan Sallahu, 22-vjeçari që u mbyt në det

Kronikë

Gjendet trupi i pajetë i 22-vjeçarit që u mbyt dy ditë më parë te Gjiri i Lalzit! Roja bregdetare nuk e pa! Nëna e të riut: S'do ketë më kurrë gëzim në familjen tonë

19 Gusht 2021, 09:05| Përditesimi: 19 Gusht 2021, 10:49

  • Share

DURRËS- Pushimet me familjen, për herë të parë në plazh, u kthyen në tragjedi. Pas dy ditësh ankth, frikë dhe dhimbje, familja Sallahu mësoi lajmin se djali i tyre 22-vjeçar, Arjani u gjet, por fatkeqësisht i pajetë.

I riu i cili nuk dinte not, u fut për t'u larë, e nga ku nuk ia doli që të dilte më gjallë prej aty, për shkak se kishte shumë erë dhe deti ishte i trazuar . Ai u mbyt dy ditë më parë në plazhin e Gjirit të Lalzit e ndërsa trupi i pajetë u gjet mëngjesin e kësaj të enjte rreth 500 metra në jug të vendit nga ku mendohet se është mbytur i riu...Roja bregdetare, ndonëse ishte prezent, nuk ka mundur dot ta shpëtojë të riun, sepse nga sa raportohet, nuk e ka parë që dikush po kërkonte ndihmë.

Dhimbjen e humbjes së djalit të saj, në kulmin e moshës, nëna e 22-vjeçarit nuk e ka mbajtur dot përbrenda. Ajo ka shkruar mesazhe prekëse, në rrjetet sociale, në profilin e viktimës. Me dhimbjen që nuk do e dëgjojë mëfjalën "nënë" nga goja e Arjanit, ajo shkruan se me ikjen e tij, në familjen Sallahu nuk do të ketë më gëzim.

Bilanci i pushuesve që kanë humbur jetën në det, fatkeqësisht edhe këtë sezon veror ka qenë tragjik. Një shkak është edhe mungesa e rojeve bregdetare, ndonëse jo në rastin konkret. Prej javësh, Report Tv ka raportuar mbi problematikën e mungesës së rojeve bregdetare në plazhet shqiptare, mirëpo ky denoncim i vazhdueshëm duket se ka rënë në vesh të shurdhët. Asnjë nga autoritetet apo bizneset që e kanë për detyrim punësimi e një roje bregdetare nuk ka reflektuar, çka ka sjellë që pasoja të jenë fatale.

Ora 09:54
Djali u mbyt në plazh, nëna e 22-vjeçarit: Më bëre hi, të patëm orën e shtëpisë! Familja jonë s'ka për të pasur kurrë më gëzim në jetë

Nëna e të riut, trupi i pajetë i të cilit u gjet pas dy ditësh në breg, dhimbjen e saj nuk e ka mbajtur dot përbrenda, por me disa rreshta prekës në rrjetet sociale e ka vajtuar me zë të lartë djalin që nga sot nuk do i thotë dot "nënë". 

Ajo ka përdorur profilin e të riut në Facebook, ku ka shkuar edhe lajmin se trupi i djalit u gjet, teksa më herët është shprehur se me humbjen e 22-vjeçarit, në familjen e saj nuk do të ketë kurrë më gëzim. 

"Me dhimbjen shumë të madhe po tregoj se trupi i djalit ton u gjet. Cka me shkrujt per ty ..e mjera une cka met than mami set fali Allahu ne ditet mat fshtira te jetes time et mur ne ditet e rinin tane ..ma bane me hi o djali jem tum tregu se sa muj ..se tuj tuj ik ..qysh dje je ne det ..akoma ste kem gjet ...oi miri i mamit mami per jet ka dek.. tpatem oren e shpis mat mirin ..kush tka njoft moj cukel.. qeshtu thon per ty iahte i paqosh Allahu e baft emen e ta gjetshim trupin o biri jem ..Allahu koft me ty..atje ku je ...o Jani i Mamit e mjera une per jet jetve..familja jon kurr ma per jet ..ska me pas gzim as lumturi si me par .mos prania e jote per jet ka me vra", shkruan ajo.  

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?