Gazment Bardhi i përgjigjet BE dhe SHBA: Dialogu, mjet i duhur vetëm për vendet demokratike! Nga protesta dhe aktet simbolike nuk rrezikohet jeta e askujt

1 Tetor, 14:34| Përditesimi: 1 Tetor, 14:38

  • Share

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, reagoi sot pas deklaratave të ndërkombëtarëve, BE dhe SHBA, që dënonin dhunën e deputetëve të opozitës në Parlament ditën e djeshme (30 Shtator) dhe këshillonin dialogun.

Deputeti mes të tjerash në reagimin e tij, thekson se “dialogu është mjet për vendet demokratike”, duke theksuar se në Shqipëri kjo është e pamundur, pasi “Kuvendi nuk zbaton vendimet e Kushtetueses”.

Më tej ligjvënësi demokrat nënvizon se “nga aktet simbolike dhe protestat nuk i rrezikohet jeta askujt, përveçse pushteti personal i Edi Ramës”.

Reagimi i plotë i Gazment Bardhit:

“Nuk ka akt më antidemokratik sesa tentativa për të zhbërë opozitën. Nuk ka akt më brutal dhe të dhunshëm sesa të burgosesh për fjalën e lirë.

Nuk ka autoritarizëm më të madh sesa të injorosh vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe të refuzosh të dorëzosh para drejtësisë një deputet të mazhorancës.

Nuk ka veprim më të dhunshëm sesa të marrësh hapur autorësinë e vendimeve politike të gjykatave që burgosin opozitën dhe të kërcënosh me fjalor rruge këdo që guxon të denoncojë lidhjet e Edi Ramës me krimin e organizuar.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike dhe çdo qytetar i ndershëm në këtë vend, është thellësisht i shqetësuar për shkatërrimin e balancës mes pushteteve, asgjësimit të parimeve demokratike, shantazhit dhe dhunës ndaj opozitës e qytetarëve, rikthimit të metodave të Sigurimit të Shtetit për përndjekjen kundër opozitës dhe qytetarëve, apo ngritjes në majat e pushtetit të krimit të organizuar.

Dialogu është mjet i duhur në vende demokratike, ku mosmarrëveshjet zgjidhen në rrugë institucionale. Por një vend, ku shumica në Parlament injoron vendimet e Gjykatës Kushtetuese kur ato janë në favor të opozitës, nuk është as demokratik dhe as krijon mundësinë për ndjekjen e rrugëve institucionale.

Nga protesta apo aktet simbolike nuk i rrezikohet jeta askujt, përveçse rrezikohet pushteti personal i Edi Ramës! Nga përballja me krimin e organizuar dhe qeverisjen e kriminalizuar të lidhur me të, që është mision i çdo deputeti që mbron interesin publik, i rrezikohet jeta e prona kujtdo, çdo sekondë, çdo minutë, çdo orë dhe çdo ditë.

Për këtë arsye, reagimi, rezistenca dhe mosnënshtrimi është e vetmja formë që i mbetet opozitës për të mbrojtur demokracinë dhe shtetin ligjor. Me keqardhje rikonfirmoj se e kemi të pamundur t’i nënshtrohemi dhunës së Edi Ramës, të lejojmë asgjësimin e çdo grimce lirie në këtë vend apo të pranojmë në heshtje instalimin e shtetit të tij personal”.

 

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kasem Gahinji: 01/10/2024 16:37

    Pra per mendjen dhe intelegjencen e Juristit Gazgej Bardhkavaja djegia e paramenduara,e qellimeshme e Parlamentit na qenkan Akt simbolik.Tamam,po' AQ simbolike sa djegia e Parlamentit Gjerman nga Herman Geringu ne vitin 1933,qe per Bardhin eshte shprehjen ,veper e simbolike demokratike.Komisioni i etikes dhe mandate e duhet ta pergatise per SPAK,Duke i hequr imunitetin.

    Përgjigju
    • Bravo: 01/10/2024 20:37

      Kalo nje here nga Kavaja, merr dhe mamin me vete.

  • Dh Xhuvani: 01/10/2024 16:18

    O gazi pa mend,o vrasësi i të ndjerit Xhuvani mos harro,dhe menderen shtrëngo se vonon por nuk harron ....

    Përgjigju
  • Linda: 01/10/2024 14:52

    Gazmend Bardhi ti je nje vemje me imazhin e njeriut nuk gjuajte per "demokracin" por gjyajte per te vrare dhe po harron tu pergjigjesh nderkombetareve se je nen akuze per vrasje dhe ne Elbasan!! Je individ me rrezikshmeri te lart per njerezimin dhe o duhet te denohesh me burg ose te futesh ne nje spital psiqiatrik per kurim te shendetit mendor o burracak mashtrues!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?