Gazetarët e larguar nga RTSH takojnë deputeten Zhupa: Alfred Peza na shkarkoi se s’iu nënshtruam

17 Maj, 13:22| Përditesimi: 17 Maj, 15:48

  • Share

TIRANE- Deputetja e Rithemelimit Ina Zhupa zhvilloi një takim me gazetarë dhe operatorë të shkarkuar të RTSH-së në ambientet e kryesisë së Kuvendit. Secili prej tyre solli eksperiencën e shkarkimit nga puna, sipas tyre me motivacione absurde dhe gjithçka ia faturojnë drejtorit të përgjithshëm Alfred Peza.

Gazetarë dhe operatorët i vunë në dispozicion Zhupës dokumente dhe pretenduan për shkelje të rënda. Atë që ndodhi me rreth 150 punonjës të Radiotelevizionit Shqiptar, thanë të pranishmit, ngjan me një operacion fshesa.

Gazetarët janë ankuar se shkarkimi i tyre është stisur me lloj lloj marifetesh, vetëm pasi nuk pranuan të ishin marioneta të tyre.Pasi i dëgjoi një e nga një, deputetja Zhupa i kërkoi SPAK-ut të nisë hetim kryesisht, bazuar në deklaratat publike të ish-punonjësve të RTSH.

Po ashtu ata i kërkuan Këshillit drejtues të RTSH-së, pushimin e menjëhershëm nga puna të drejtorit Alfred Peza.

 

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?