Receta

Gatime nga zonja Albana, Qofte me fasule dhe Çorbë spinaqi

5 Nëntor 2021, 10:58| Përditesimi: 5 Nëntor 2021, 11:00

  • Share

ÇORBË SPINAQI

Përbërësit:

1 kg spinaq

2-3 lgj vaj ulliri

1 lugë miell

3-4 thelpinj hudhër

3 vezë

200 gr mazë ose ajkë

Kripë, piper

Përgatitja:

Pasi e kemi larë mirë spinaqin e vendosim në ujë të vluar me kripë për 2 minuta. Më pas e kullojmë dhe e presim imët. 

Kaurdisim miellin me vaj ulliri dhe hudhra të shtypura, shtojmë më pas spinaqin dhe ujë të nxehtë duke e përzier mirë. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper, e mbulojmë me kapak dhe e lemë të marrë valë në zjarr të ulët derisa të trashet pak. E largojmë nga zjarri dhe shtojmë menjëherë vezët e rrahura me ajkë, e përziejmë me kujdes, e lemë 5 minuta dhe më pas e shërbejmë me kos.

QOFTE ME Fasule

Përbërësit:

250 gr groshë të ziera dhe të kulluara

1 qepë

1 lgj salcë speci

3 vezë

50 gr djathë kaçkavall

Miell

Galetë

Majdanoz

Kripë, piper

Vaj për skuqje

Përgatitja:

Pasi i kemi zjerë groshët i shtypim mirë. Kaurdisim qepën e grirë imët derisa të zbutet dhe më pas e bashkojmë me groshën e shtypur. Hedhim një të verdhë veze, pak miell, kripë, piper dhe majdanoz të grirë imët. Nga masa e përgatitur formohen qofte të cilat kalohen fillimisht në miell, më pas në vezë të rrahura dhe në fund në galetë të trazuar me djathë kaçkavall të grirë.

I skuqim qoftet në vaj të nxehtë nga të dyja anët dhe i shërbejmë me pak sallatë jeshile.

 

 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?