Kreshnik Ajazi

Gara për kreun e Prokurorisë së Tiranës, KLP skualifikon me shumicë votash Kreshnik Ajazin

26 Maj 2022, 10:50| Përditesimi: 26 Maj 2022, 12:16

  • Share

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka skualifikuar me unanimitet votash Kreshnik Ajazin në garën që po zhvillohet për kreun e Prokurorisë së Tiranës. Ajazi është skualifikuar pasi ka mungesë ligjore, sepse është drejtues me mandat 3-vjeçar në Prokurorinë e Elbasanit. Në garë mbetet vetëm Arens Çela.

Vendi vakant për kreun e Prokurorisë së Tiranës erdhi pas shkarkimit të Elisabeta Imerajt nga KPA. Kujtojmë se Arens Çela është drejtuesi i përkohshëm deri në zgjedhjen e drejtuesit të emëruar.

Elisabeta Imeraj fillimisht u komandua në drejtimin e prokurorisë së kryeqytetit nga ish kryeprokurorja Arta Marku dhe më pas u emërua në nga KLP, pasi u konfirmua në detyrë nga komisioni i pavarur i kualifikimit.

Pas shkarkimit të saj në shkallën e dytë të vettingut, KLP ka hapur tashmë garën. Arens Çela ka qenë më parë prokuror tek Krimet e Rënda ku ka marrë pjesë në hetimet e dosjes së ish- ministrit Saimir Tahiri.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?