Roberto D'Aversa

Frikë për trajnerin e Serie A, hajdutët i futen në banesë

11 Shtator, 21:52| Përditesimi: 11 Shtator, 21:54

  • Share

ITALI - Frikë për trajnerin e Empolit, Roberto D'Aversa. Natën mes 10 dhe 11 shtatorit, hajdutët tentuan të hynin në shtëpinë e tij.

Në atë moment tekniku dhe familja e tij për fat nuk ndodheshin brenda në shtëpi. Hajdutët nuk kanë vjedhur asgjë të veçantë pasi për disa arsye të panjohur u larguan pasi shpërthyen derën, por tronditja e familjes pas kthimit në shtëpi ka qenë e dukshme. Policia po heton rastin dhe po punon për rindërtimin e ngjarjes.

"Ishte një moment i vështirë, por tashmë është pas nesh, shumë larg. Dera e përparme e hapur, privatësia e cenuar, frika. Falë policisë, njerëzve të Empolit dhe dashurisë së jashtëzakonshme të familjes sime. Një episod i keq që i përket tashmë të kaluarës. Ne vazhdojmë të punojmë për Empoli-Juventus”, ka shkruar D’Aversa në Instagram.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?