Foto ilustruese

Frika është ngjitëse, ajo 'shtohet' me turmën

10 Shkurt 2022, 08:29| Përditesimi: 10 Shkurt 2022, 08:33

  • Share

Frika është një ndjenjë vërtet ngjitëse, dhe ekspertët thonë se pasja e më shumë njerëzve rreth teje për mbështetje, nuk do të ndihmojë aspak. Studiuesit nga Instituti i Teknologjisë në Kaliforni, përdorën për eksperimentin e tyre një shtëpi me 17 dhoma, ku thuhet se ndodhin dukuri paranormale.

Ata zbuluan se pjesëmarrësit në eksperiment, ishin më të frikësuar kur grupi që kalonte nëpër dhomat e saj shtëpie, ishte më i madh në numër. Po ashtu, ekipi zbuloi se frika e tyre shtohej gjithnjë e më shumë, kur njerëzit lëviznin nga njëra dhomë në tjetrën.

Shkencëtarët thonë se kur përballen me frikën, njerëzit kanë më shumë gjasa të kenë një reagim fizik të shtuar, kur kanë përreth edhe njerëz të tjerë. Ky “efekt fazor” përfshin ndryshime të shpejta që përjeton trupi, ndërsa reagon ndaj një ngjarjeje, dhe ka më shumë gjasa që të ndodhë kur njerëzit e tjerë përballen me të njëjtën gjë.

Pra, nëse një miku ynë nis të dridhet nga frika dhe reagon ndaj shkaktarëve traumatikë, studimi zbulon se edhe njeriu më i qetë mund të trembet nga ky shkak. Studuesit iu kërkuan  pjesëmarrësve në këtë test, të shëtisnin nëpër shtëpinë e çuditshme vetëm ose në grup, si dhe të mbanin disa pajisje në dorë për monitorimin e simptomave fiziologjike.

Gjatë eksperiencës 30-minutëshe, ata u përballën me situata që imitonin kërcënimin e mbytjes, një makinë që po afrohej me shpejtësi, dhe një breshëri të shtënash nga një skuadër pushkatimi.

Rezultatet treguan një lidhje pozitive midis numrit të miqve në grup dhe zgjimit tonik, që pasqyron reagimin e përgjithshëm fizik të trupit ndaj stresit ose emocioneve. Mesatarisht, sa më shumë miq që kishin me vete pjesëmarrësin, aq më i madh ishte reagimi i tyre fizik.

Gjetje të tjera, zbuluan se pjesëmarrësit me një reagim të fortë fillestar që në dhomën e parë të shtëpisë, shfaqë reagime fizike më të forta kur vizituan dhomat e tjera. “Ka shumë faktorë që ndikojnë mbi mënyrat se si reagon trupi i njeriut ndaj kërcënimit”- thotë dr.Sarah Tashjian. “Ne zbuluam se efekti ngjitës që kanë emocionet e lidhura me tronditjet, parashikueshmërinëe kërcënimit dhe ndjenjat subjektive të frikës, ishin të gjitha të rëndësishme për trupin që po reagonte”– shtoi ajo.

“Me këtë eksperiment ne treguam se miqtë e shtojnë frikën e dikujt, dhe frikësimet e papritura prodhojnë më reagime dhe nivele më të larta përgjigjesh në trup, sesa frikësimet e parashikueshme”- theksoi ajo./ Bota.al

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 11/02/2022 01:12

    Me se e vertete.Kur isha ne gjimnaz,kam qene deshmimtare e nje <<eksperimenti>> te ngjashem.Nje dite para shkolles tone u shfaq nje person me probleme mendore,djale i ri,nuk kishte pamjen e jashtme te atyre me sindromen down,por sjelljen e kishte te ngjashme bile ne ekstrem dhe i vareshin jarget ne menyre te neveritshme.Disa djem te tjere qe vardiseshin aty rrotull,pasi u tallen e u zbaviten sa deshen me te,e derguan te ngacmonte disa nxenes qe po dilnin,sepse ishte ora qe mbaronte mesimi.2.min.me vone nxeneset po vraponin te tmerruara nga pamja e tij dhe brenda 5-10 min.e gjithe shkolla qe po dilte ne turma ja dha vrapit dhe po ulerisnin,sepse ai djali me te meta,sa me shume qe i shikonte qe trembeshin te neveritur,aq me shume i ndiqte nga pas;kurse ata djemte qe e derguan,po zgerdhiheshin e po benin gallate.U desh nderhyrja e nja dy mesuesve qe dolen pasi degjuan gjurulldine,qe te ndalohej vrapi i nxenesve dhe t'i vihej fre atij djalit me te meta.Une po e shikoja kete ngjarje nga trotuari perballe, ku ishin dhe shkaktaret e ketij /eksperimenti/,qe po gajaseshin se qeshuri.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?