Francë/ Notre Dame hapet 5 vite pas zjarrit! Macron viziton katedralen e rindërtuar

29 Nëntor, 14:03| Përditesimi: 29 Nëntor, 14:38

  • Share

Francë-Katedralja ‘Notre-Dame’ në Paris do të hapë dyert e saj me datë 7 dhe 8 dhjetor, që të presë vizitorë jo vetëm nga Franca, por nga e gjithë bota.

Pas një zjarri shkatërrues në prill 2019, Katedralja Notre-Dame u mbyll përkohësisht.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka shkuar sot në Katedralen “Notre-Dame” me një ekip televiziv për t’i treguar botës katedralen e restauruar.

Ai është i shoqëruar nga kryearkitektin Philippe Villeneuve, i cili ka treguar për procesin e restaurimit të kësaj vepre gjigande.

Villeneuve ka përmendur sfidat me të cilat janë përballur punëtorët, si moti e pandemia me COVID-19. Presidentit iu tregua statuja e Virgjëreshës me Fëmijë e shekullit të 14-të, një nga simbolet e Notre-Dame, e cila u shpëtua nga zjarri.

Ceremonia e hapjes

Rihapja do të fillojë të shtunën e ardhshme me një fjalim të presidentit Macron, e ndjekur nga një ceremoni në dyert e katedrales nga Kryepeshkopi Laurent Ulrich.

Brenda do të këndohen psalme të lashta dhe organi historik i katedrales do të rezonojë edhe një herë pasi të bekohet.

Mesha do të fillojë më 8 dhjetor, duke filluar një seri tetë-ditore shërbimesh falënderimi kushtuar donatorëve, zjarrfikësve dhe artizanëve që kontribuan në restaurimin.

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?