Kronikë

Digjet kamioni në Vorë, prej një orë e gjysmë autostrada Durrës-Tiranë e bllokuar! Shkak një defekt teknik

8 Shtator 2022, 14:50| Përditesimi: 8 Shtator 2022, 15:36

  • Share

VORË- Një kamion është përfshirë nga flakët paraditen e kësaj të enjteje në Vorë duke shkaktuar radhë të gjata kilometrike. Burime bëjnë me dije se një kamion i ngarkuar me goma është djegur për çështje teknike.

Nga ky incident nuk raportohet për të lënduar, por kjo ka shkaktuar radhë kilometrike automjetesh në Vorë. Kjo duket qartë edhe në pamjet që ka sjell Report Tv.  Për gati një orë e gjysmë, autostrada Tiranë-Durrës ka qenë gati e bllokuar për shkak të kamionit të djegur në autostradë. Burimet bëjnë me dije se policia e Durrësit nuk është në dijeni lidhur me ngjarjen edhe pse autostrada ka qenë e bllokuar për më shumë se një orë.

Në vendngjarje ka shkuar policia në Vorë dhe sipas tyre, mjeti ka pasur një defekt teknik duke shpërthyer dhe ka bërë që të marrë flakë edhe ngarkesa e kamionit.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • tiransi: 09/09/2022 00:09

    U KTHEVA NGA PLAZHI ,,,DHE PRAPE E KISHIN LENE ATY KAMIONIN,,,,NUK E KISHIN HEQUR,,,SHTET MUTI....NUK DUAN T'JA DINE PER SIGURINE RRUGORE.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?