Adriatik Llalla dhe Adriatik Alimadhi

FOTO/ Në kërkim prej vitesh për të kryer dënimin me 2 vite burg, Ish kryeprokurori Adriatik Llalla shfaqet duke bërë shqiponjën krah aleatit të Berishës

29 Shtator, 09:20| Përditesimi: 30 Shtator, 12:45

  • Share

Prej 2021 ekziston një urdhërarrest ndërkombëtar ndaj Adriatik Llallës, pasi GJKKO e ka dënuar me 2 vite burg por duket që për ish kryeprokurorin Adriatik Llalla ky  urdhërarrest nuk përbën problem. 

Ish-kryeprokurori ka zhvilluar një takim me Adriatik Alimadhin, kryetarin e Ballit Kombëtar. Ka qenë kryetar i Partisë Balli Kombëtar, Adriatik Alimadhi, i cili ka postuar një foto ku shihet krah, Adriatik Llallës.

Ky i fundit ka publikuar në rrjetin social Facebook foto me Llallën, teksa shfaqen edhe duke bërë shqiponjën me duar. Lujtojmë se Alimadhi ka qenë dhe është aleat politik i ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Partisë Demokratike, në çdo fushatë elektorale, në qeveri dhe opozitë.

“Një takim pas disa vitesh me ish-Prokurorin e Përgjithshëm të Shqipërisë mikun e familjes tonë Adriatik Llalla”, shkruan Adriatik Alimadhi.

Ish-kryeprokurori ka fituar azil politik në Itali, të paktën sipas avokatit të tij mbrojtës Sokol Hazizaj, referuar një deklarate në shkurt 2023. Por, mbi këtë çështje SPAK ka deklaruar në mars 2023 se procesi i ekstradimit është ende në vazhdim në Itali dhe se nuk ka një refuzim të kërkesës së Shqipërisë për ekstradimin e tij.

Ish-kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, Adriatik Llalla u dënua me dy vjet burg për fshehje pasurie në shtator të vitit 2021, por vendimi nuk u ekzekutua asnjëherë pasi Llalla u largua nga vendi drejt Italisë. Llalla u shpall fajtor nga GJKKO për mosdeklarim dhe fshehje pasurie në 3 episode.

Ai akuzohet se nuk ka deklaruar një shumë prej rreth 7 mijë dollarësh për lindjen e djalit, shpenzimet që lidhen me ndërtimin e katit të tretë të një banese si dhe të ardhurat për shkollimin e vajzës në Gjermani. Në përfundim të gjykimit në shkallët e tjera është vendosur konfiskimi i pasurisë së tij, një apartament në Durrës dhe rreth 22 mijë m2 tokë arë ne periferi të Tiranës. 

Llalla u arrestua në dhjetor të vitit 2021 në Romë, por më pas për shkak të gjendjes së tij shëndetësore u lirua me kushtin që do të mbahej në survejim nga autoritetet italiane. 

Postimi i Adriatik Alimadhit

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • dori: 29/09/2024 17:42

    RROFRE SHQIOERIA SE NA BETE TE PASUR....

    Përgjigju
  • Mario: 29/09/2024 15:22

    Ik more plehre, ben dhe simbole komebtare.

    Përgjigju
  • Soni: 29/09/2024 14:38

    Qenka tha. Esht bo si oshafke. Nuk ha mo berxolla dhe peshk te eger.

    Përgjigju
  • Adi: 29/09/2024 14:35

    Kemi edhe ne Kosovarët ca që ua kishim bashkuar në krye me Adriatik Kelmendin dhe me i futë për 1 shekull në burg!

    Përgjigju
  • Eh maskarai: 29/09/2024 12:37

    Maskarai na fyen kur ben shqiponjen. Rradhen e ka Titi Fushajve, te degdiset ne burg

    Përgjigju
  • Ervin: 29/09/2024 11:40

    Keshtu duhen te gjith politikan ikin me bark dhe feshen dhe dalin si 70 vjec ne emigrim

    Përgjigju
    • Vino: 29/09/2024 13:32

      Jo jo nuk duhet kshu, duhet qe kush ka vjedhur te bej ca vite burg e tu sekuestrohet gjithe pasuria pastaj kur te dalin te punojne per nje rroge si njerez te zakonshem, ashtu u iken truri fare

  • Populli: 29/09/2024 11:06

    Patriotizmi eshte vyrtyt i perversve

    Përgjigju
  • Emigranti: 29/09/2024 10:57

    Ne fakt nuk thon kot qe streha e fundit e maskarenjve eshte nacionalizmi

    Përgjigju
  • Titgon: 29/09/2024 10:22

    As i skuqet faqja dhe zgerdhiger. Ky njeri i zi i beri dem drejtesise me shune se gjithe te tjeret bashke. Tani ha paret e vjexhura dhe qesh.

    Përgjigju
    • Goni: 29/09/2024 11:03

      Po ca ti skuqet, a e shikon si jane bandat dhe krimi dhe mbi te gjitha politika qe i drejton?Cfare do veje 1 kryeprokuror vecse te kercen sipas muzikes se politikes.

  • Eri: 29/09/2024 09:43

    Azil politik? Minus per Shqiperine.

    Përgjigju
    • landi: 29/09/2024 12:42

      Llalles i lumte se ja futi sistemit te drejtesise, ja futi ketij populli dhe tani na ben selfije. Por ate e ndihmuan te iki ata qe ai i ka mbrojtur nga veprimi i ligjit, e qe duhej te ishin subjekt i ligjit me kohe per vjedhjet qe kane bere. Pra e vjedhin popullin dhe i bejne karshillek!!!!! Cfare duhet bere me ta?????

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha boton foton e gruas së Dumanit duke i rrezikuar jetën! Si e gjykoni?