Foto/ Kush janë dy vëllezërit që u mbytën në liqenin e Prushit, kishin lidhur litarin në pishë për t'u hedhur në ujë

28 Maj 2022, 10:59| Përditesimi: 28 Maj 2022, 15:20

  • Share

Këta janë dy vëllezërit e mitur që humbën jetën ditën e djeshme pasi u mbytën në liqenin e Prushit në Tiranë. Vëllezërit Mateo Taku, 14 vjeç dhe Klevis Taku, 10 vjeç, po luanin bashkë me fëmijë të tjerë të zonës me një litar, të cilin e kishin lidhur në një pishë buzë liqenit. Ato kapeshin pas litarit dhe rrëshqitnin për t’u hedhur më pas në liqen.

Kjo lojë është kthyer në tragjedi duke i marrë jetën vëllezërve. Fillimisht ka rënë në liqen 10 vjeçari dhe po mbytej ndërsa vëllai i madh u hodh për ta shpëtuar, por fatkeqësisht të dy u mbytën. Luan Taku, babai i djemve dhe një vajze më të rritur po i rriste fëmijët me shumë sakrificë pasi ishte në gjendje të vështirë ekonomike dhe jetonte duke mbledhur hekurishte. 

Trupat e dy fëmijëve të mitur u nxorën nga Polumbarët e RENEA-s, pas pak orësh kërkime, ndërsa tragjedia mund të ishte thelluar edhe më shumë. Një banor i zonës tha se dhe dy fëmijë të tjerë kishin rrezikuar të mbyteshin por ishin shpëtuar nga një banor i zonës.  Edhe më parë liqeni i Prushit ishte kthyer në vend tragjedie, pasi një vit më parë ishte mbytur një 15 vjeçar. Janë të shumtë, tha një banor, vendasit që e vizitojnë liqenin gjatë ditëve të nxehta të verës, ndërsa nga autoritetet nuk ka asnjë tabelë paralajmërimi apo rreziku.

1653728141_page.jpg

 Mateo Taku, 14 vjeç dhe Klevis Taku, 10 vjeç

A.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?