Tribuna përballë e 'Air Albania'

FOTO/ Dështon eksperimenti i FSHF-së me 'Final 4', pak tifozë për Partizani - Skënderbeu në 'Air Albania'

17 Maj, 20:13| Përditesimi: 17 Maj, 20:20

  • Share

Partizani dhe Skënderbeu po luajnë sot duke nisur nga ora 20:00 në "Air Albania" të kryeqytetit për sfidën e parë gjysmëfinale në "Final 4".

Skema e re e FSHF-së, me katër ekipet e para të sezonit të rregullt që do luftojnë për titullin kampion të Superligës duket se ka dështuar, teksa në "Air Albania" nuk ka shumë tifozë. Ndryshe nga sa u tha se skema e tillë do afronte tifozët dhe do nxiste garën, duket se udhëtimi nga Korça ka qenë i largët dhe stadiumi me 22 mijë vende duket i madh për një ndeshje të tillë.

Tifozët e Partizanit

Të kuqtë e Orges Shehit janë më të avantazhuar pasi edhe një barazim do i katapultonte në finalen e 26 majit, aty ku do mësohet fituesi i Superligës për këtë edicion. Për shkak të "Demat" u renditën më sipër në tabelë gjatë sezonit të rregullt, do jenë ata që do kalojnë më tej edhe me një barazim.

Tifozët e Skënderbeut

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?