Forrest Gump, një mësim jete mbi ndjeshmërinë

6 Shkurt 2022, 01:06| Përditesimi: 6 Shkurt 2022, 01:07

  • Share

Fituesi i 6 “Academy Awards”, Forrest Gump i Robert Zemeckis është kthyer në një film kult falë mesazhit të tij të thellë.

I dalë në vitin 1994, Forrest Gump është një kryevepër e vogël e ekranit të madh, e firmosur nga regjisori Robert Zemeckis. Bazuar në romanin me të njëjtin emër të Winston Groom, mesazhet dhe mësimet e tij e bënë atë një film kult, duke e çuar të fitojë gjashtë çmime Oscar vitin pasardhës.

Forrest Gump, historia

I vendosur në vitin 1981, filmi gjurmon tridhjetë vjet të historisë amerikane përmes tregimeve të Forrest Gump, një njeri jeta e jashtëzakonshme e të cilit është e mbushur me gëzime dhe pikëllime, duke filluar me izolimin nga shokët e shkollës, për shkak të problemeve të tij fizike dhe mendore. 

I ulur në stol në një stacion autobusi, Forrest Gump kujton fëmijërinë e tij në të cilën vetëm e ëma e pranon ashtu siç është.

Forrest bëhet kampion i futbollit në kolegj dhe bie në dashuri me Xhenin, e cila, megjithatë, e konsideron atë si vëlla. Ai dëshmon trazirat racore në Alabama dhe takon Kenedin. Rregjistrohet në ushtri, ku miqësohet me Bubban dhe, pas një takimi të shkurtër me Xhenin duke kënduar në Memphis, shkon për të luftuar në Vietnam.

Thjeshtësia dhe pasioni për të qenë të lumtur

Thjeshtësia, pasioni dhe zemra e madhe e Forrest Gump janë karakteristikat që na kanë pëlqyer më shumë për personazhin, por e vërteta është se këto janë mësimet e vërteta të jetës, të fshehura pas historisë, që e bëjnë romanin dhe filmin vërtetë të veçantë. 

Forrest me naivitetin e tij na shpjegon se si të bëhemi njerëz më të mirë, na mëson të mos urrejmë dhe ta duam jetën edhe në aspektet më banale. I margjinalizuar që në moshë të re për shkak të problemeve të ndryshme, Forrest mëson të marrë fatin e tij në duar. Guximi që e ka shoqëruar gjithmonë në zgjedhjet e tij ishte çelësi për ta bërë jetën e tij të pabesueshme.

Një film spektakolar

Forrest Gump fitoi 13 nominime për çmime Oscar në vitin 1995, duke fituar 6, filmin më të mirë, regjinë, aktorin, skenarin jo origjinal, montazhin dhe efektet vizuale speciale, si dhe 3 Golden Globes për 678 milionë dollarë, ndërkohë që 55 milionë dollarë ishin shpenzimet e prodhimit./Bota.al/

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?