Carlos Sainz fiton në Meksikë

Formula 1/ Ferrari fiton Çmimin e Madh të Meksikës, Norris kalon Leclerc në fund! Verstappen larg podiumit

27 Tetor, 22:49| Përditesimi: 27 Tetor, 22:59

  • Share

MEKSIKË - Ferrari ka fituar Çmimin e Madh të Meksikës në Formula 1. Në cirkuitin e "Vëllezërve Rodriguez" spanjolli Carlos Sainz e mbylli në vendin e parë pas 71 xhirove, aty ku e nisi garën në pole-position. Gara e dytë e fituar nga Sainz këtë sezon, teksa nuk do jetë më pjesë e Ferrarit nga viti që vjen.

Pas tij Lando Norris me McLaren që kaloi Leclerc vetëm tetë xhiro nga fundi. Charles Leclerc (Ferrari) i treti, me monegaskun që një javë më parë fitoi në Austin (SHBA) dhe sheh sërish podin, por këtë herë vendin e tretë.

Më pas dyshja e Mercedes, Hamilton dhe Russell. Max Verstappen me Red Bull në vendin e gjashtë.

Ndërkohë, katër gara nga fundi i sezonit të Formula 1 është sërish Max Verstappen në krye të pilotëve me 362 pikë, ndjekur nga Norris me 315. Për ekipe McLaren prin para Red Bull. Gara e radhës do jetë për Çmimin e Madh të Brazilit fundjavën që vjen.

Renditja e plotë në Meksikë

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?